Bullizmi është një fenomen shqetësues mjaft i përhapur në realitetin tonë sidomos në shkollat e vendit. Ky fenomen në rritje mund të degradojë në dhunë, ndërsa viktimat përveçse u ulet vetbesimi mund të rrezikojnë deri dhe në vetvrasje. Prandaj duhet reaguar dhe sensibilizuar. ‘’Mendohu përpara se të flasësh se fjalët e tua mund të jenë plumba për dikë’’ ky është mesazhi që pëcjellin një grup nxënësish vullnetarë të ‘’IMPACT CLUB KUQAN’’ në nismën e tyre. Ata kanë improvizuar një mini film bazuar që ngjarjet duket sikur janë perfekt të shkëputura nga jeta e një vogëlushi, të riu apo të reje etj, që ka rënë pre e bullizmit. Filmi përcjell shpresë dhe sesi duhet të veprojmë. Një punë mjaft e arrirë e nxënësve të motivuar të shkollës 9 vjeçare dhe asaj të mesme të fshatit Kuqan Elbasan si dhe mësueses Marsela Neni Haxhimusai për dedikimin e skuadrës së saj. Sa më shume SHPËRNDARJE që mesazhi të përhapet e të arrijë qëllimin.
Videon e tyre mund ta ndiqni duke klikuar këtu
Arlis Alikaj / Gazeta Intervista.