Fabjola Kuburi:- Duke nisur nga fillimi, Jerida… si u lidhe me moderimin e “Klubi i Mëngjesit”?
Jerida Sakaj:- Ka nisur gati nëntë vite më parë. “Klubi i Mëngjesit” nuk kishte nisur ende transmetimin,dhe ishin duke kërkuar për një vajzë bashkëprezantuese. Ishte miku im, regjisori i emisionit i cili më prezantoi me stafin, dhe pas një prove që kemi, bërë ata pranuan që të ishapjesë e familjes ClubFM… dhe vazhdojmë edhe sot e kësaj dite të jemi si ditën e parë.
– Jerida, sërish në “Klubi i Mëngjesit”, sërish në Club Fm. Si vijon emisioni?
– Çdo ditëduke u përmirësuar, duke u argëtuar dhe duke ndarë emocione jo vetëm me njëri-tjetrin por edhe me miqtë tanë të përditshëm, dëgjuesit dhe shikuesit besnikë të“Klubit të Mëngjesit”.
– Jeni pesë në studio. Ka një skaletë të cilën e ndiqni për të zgjuar audiencën?
– Të pestë ne jemi të veçantë dhe secili prej nesh është tani më i rëndësishëm dhe sjell ndjesitë, emocionet apo eksperiencat vetjake. Nuk ndjekim një skaletë strikte, por jemi vetvetja, duke reflektuar kënaqësitë apo pakënaqësitë që mund të kemi në shoqërinë ku jetojmë.
– Nëse do të përcaktoje një mëngjes nga ato të “Klubit” deri tani që të ka lënë përshtypje, si do e risillje sot?
– Për mua çdo mëngjes në“Klub”është ndryshe, plot surpriza dhe emocione të reja. Edhe pse në pamje të parë duket sikur kryen rutinën e përditshme, është e kundërta. Çdo ditë ka ritme të ndryshme, sepse çdo ditë hasem me të reja, kështu qëçdo ditë e jetoj ndryshe. Madje po të rrëfej diçka, kur largohem me pushime dhe rikthehem sërish në punë, më duket sikur jam për herë të parë dhe jam e emocionuar sikur sapo ka nisur gjithçka.
– Ti e lexon shtypin e ditës… çfarë të bën përshtypje në faqet e tij? Ëfarë sundon në to?
– Për fat të keq,bombardohemi vetëm me lajme jo të mira apo krime të shumta, dhe shumë pak me lajme pozitive apo artistike. Unë jam shumë e bindur që në vendin tonë ndodhin gjëra të mira, ka njerëz pozitivë dhe njerëz që mund t’i marrim shembull, për të cilët flitet pakose aspak.
– Çfarë të pret jashtë studios kur del pas emisionit?
– Pas emisionit me presin shumë gjëra: miqtë, familja, macet, qeni im dhe pasionet e mia.
– A ka Jerida ambicie për më shumë apo ndihesh mirë këtu ku je?
– Ambicia ime më e madhe është të jem ajo që tashmë jam. Deri më sot kam realizuar ëndrrat e mia dhe vazhdoj të përpiqem çdo ditë për të vazhduar me të tjerat. Për këtë jam e lumtur dhe mirënjohëse.