Përshëndetje doktor! Jam një zonjë dhe kam shumë kohë që kam një gjendje të fikti por kam gati dy muaj që kam patur dhimbje gjoksi, rrahje të zemrës dhe mpirje të shpatullave dhe nofullave. Kam bërë kontroll etg dhe më del mirë si dhe biçikleta. Doktori që më vizitoi në QSUT më tha ke prolaps të lehtë të valvulës mitrale ndërsa doktori në Korçë më tha që kam anginë të paqëndrueshme. Kam gati 2 muaj nuk ngrihem dot nga krevati pasi lodhem dhe më vjen kjo gjendje. Më është thënë të bëj koronarografinë Pi 1/4 atenalol dhe 100 mg aspirinë protec si dhe 10 mg lepur për uljen e kolesterolit. Ajo që dua të di është nëse koronarja duhet bërë urgjent sepse unë nuk kam mundësi ekonomike pasi kam dy fëmijë studentë dhe jam punonjës shteti apo dhe mund të pres rradhën pasi e kam regjistruar emrin në QSUT. Më thoni si të veproj? Është urgjente apo mund të pres sa të më vijë rradha. Faleminderit
Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, 0674744777/ 0662770750:-Përshëndetje zonjë! Nëse ju keni bërë një provë ushtrimore dhe ju del mirë atëherë kjo është një arsye mëse e fortë për të menduar që nuk jemi përballë një situate emergjente. Nëse mjeku që ju ndjek ka menduar që ju duhet të bëni koronarografinë atëherë kjo është e arsyeshme nëse ai ka konstatuar dyshime në lidhje me këtë. Koronarografia është e vetmja proçedurë që quhet standarti i artë. Është një prçedurë ndërhyrëse e cila pas diagnostikimit të ngushtimit mund të proçedohet në të njëjtën kohë me vendosjen e unazave në zemër. Pra në fazën e parë bëhet diagnoza dhe në të dytën ndërhyrja nëse është e nevojshme.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!