Nikolin Preçi është djali nga Shkodra që të gjithë pasionin e tij po e kushton në atë që e ka pasur ëndërr gjithmonë, në muzikë dhe saktësisht në organizimin e koncerteve në Itali, ku edhe banon prej 10 vjetësh. Mirënjohje dhe respekt ka për të gjithë publikun që kanë ndjekur, ndjekin dhe do ndjekin e koncertet e tij dhe këtë e tregon pothuajse në çdo fjali të tijën në këtë intervistë.
Fabjola Kuburi:-Atëherë Nikolin një prezantim për lexuesit e gazetës Intervista?
Nikolin Preçi:- Përshëndetje, ju falënderoj përzemërsisht për ftesën që më keni bërë! Unë jam Nikolin Preçi nga Shkodra, ku jetoj dhe punoj prej dhjetë vitesh në Itali.
-Saktësisht me se merreni?
-Unë punoj në një fabrikë. Kam qenë i rregullt dhe i saktë në ambjentin e punës dhe sot aktualisht në të njëjtin vend pune menaxhoj dy makineri të cilat i përdor vetëm unë.
-Me fol pak për pasionin tënd, organizimin e koncerteve?
-Pasioni im ndaj muzikës ka qenë që i vogël. Por, si gjithmonë ne të rinjtë na dukej që nëse do iknim jashtë atdheut do ishte luks, por jo, nuk ishte ashtu siç e mendoja. Kur erdha këtu gjithmonë krahë të djathtë kisha vallain tim dhe e falenderoj për çdo gjë sepse duke mos më munguar gjë në shtetin ku ai më priti dhe me kalimin e kohës me pasionin që kisha vazhdova të organizoj.
-Po me publikun si i nise marrëdhëniet?
-Kjo është pyetja më e lehtë që më keni bërë sepse ju gazetarët prekni pikat e dobëta (qesh). Këtu shprehem me pasion sepse publiku është ai që më jep më shumë mbështetje dhe forcë që unë të organizoj. Unë si organizator jam munduar gjithmonë që të bëj ndryshime tek koncertet sepse publiku ka nevojë që të shohi apo të dëgjoj diçka ndryshe.
-Po me artistët që fton?
-Me artistët vetë fjala art s’ka nevojë për shumë koment. Artisti të lexon dhe të kupton sa shpirt ke ti për muzikën dhe unë ndaj tyre jam shumë mirënjohës sepse më dhanë mundësinë që unë të eci përpara me punën time si organizator. Nuk mund ti lë pa përmendur me emra ata që më kanë respektuar dhe vazhdojnë të më respektojnë dhe janë të gatshëm në çdo moment. Si ikona shqiptare, e madhja Fatmira Breçani ku e falenderoj me zemër, Elizabeta Markun, Vida Kunorën, Arben Demën, Emiljano Lekën ku me të cilët kam punuar shumë dhe do vazhdoj të punoj. Nuk do veçoja as Albana Mesulin, një këngëtare e mrekullueshme dhe zë ëmbël.
-Për Fatmirën flitet kudo mirë, mbetet një artiste e jashtëzakonshme apo jo?
-Shumë e vërtetë, një këngëtare që deri sot ngelet e pazëvëndësueshme. Një zë i pa përsëritshëm. Madje kur ishte në një koncert para pak kohësh i thashë o Dad thirri pak viteve se të kanë harruar. Përgjigjia ishte se Dada nuk i njeh vitet sepse është publiku që nuk e lë ti njohi. Karriera shumë vjeçare e kësaj artisteje do ngelet si diçka me vlerë për kombin tonë. E përshëndes nëpërmjet kësaj interviste dhe i uroj shëndet dhe e paçim sa më gjatë në skenën tonë shqiptare.
-Nikolin, sa e vështirë është kjo sipërmarrje që bën ti? Sepse besoj se si çdo gjë tjetër ka vështirësitë e veta…
-Po, shumë e vërtetë që ka vështirësi sepse e para është që unë punoj gjithmonë dhe kam shumë pak kohë dhe atë kohë sa kam normalisht që i përkushtohem familjes, ku kam dy fëmijë të mrekullueshëm dhe tre nipa që di t’ju uroj vetëm shëndet e jetë. Mundohem ti shmangem dhe gjej kohën që të nxjerr dhe të realizoj një koncert të bukur.
-Më fol pak për organizimin e fundit që kam dëgjuar se ka patur shumë sukses?
-Po shumë e vërtetë që ka patur sukses dhe shkuar shumë mirë. Me qenë se mu dha rasti, nëpërmjet kësaj interviste do ju kërkoja falje të gjithë atyre që u ndaluan për të mos hyrë brenda dhe të gjithë atyre që spata mundësinë t’ju përgjigjesha në telefon. Për arsye të një numri të konsiderueshëm ku ambjenti nuk e përballonte dot. Nuk ma merrte mendja që do kishim një numër aq të madh njerëzish.
-Kujt i’a dedikoni këtë sukses?
-Unë ia dedikoj publikut që më vlerësoi për këtë organizim dhe vazhdon e më vlerëson duke më thënë kur do jetë koncerti i rradhës dhe ndihem shumë i vlerësuar.
-Pra kjo tregon një sukses edhe vetjak?
-Po, unë kur shoh publikun që më vlerëson i përkushtohem edhe më tepër organizimit.
-Kur do jetë koncerti i rradhës?
-Koncerti i rradhës do jetë me 23 dhjetor. Një koncert me përkushtim për tu organizuar.
-Çfarë ke organizuar saktësisht për këtë koncert?
-Ky koncert duke qenë se është edhe mbyllja e vitit e kam menduar komplet ndryshe në lidhje me koncertet e tjera.
-Që do të thotë?
-Do marrin pjesë dy mjeshtërit e mëdhenj të humorit shkodran dhe mbarë shqipërisë të cilët publiku i do shumë. Ku janë të ftuar dhe dy këngëtar si këngëtarja e mirënjohur dhe e vlerësuar me çmime, e madhja Dava Gjergji. Ku është i ftuar edhe këngëtari shkodran Marjust Lumçi. Të shoqëruar nga grupi Arben Dema dhe Emiljano Lekaj. Si gjithmonë nuk mungon dhe Dj Flori. Nuk mund të lë pa ju përmendur dhe ju si kryeredaktore e gazetës Intervista. Ju falënderoj përzemërsisht që morët iniciativën për të qenë pjesë e këtij koncerti si prezantuese. Për mua është një previlegj të jeni prezent. Këtu dua të theksoj sepse unë këtë herë kam një bashkëpunim me një organizatore mjaft të suksesshme në Genova të Italisë e cila është Bore Prela.
-Cilat janë pritshmëritë e tua si organizator nga ky koncert?
-Pritshmëritë e mia janë pozitive duke parë mesazhet apo komentet nga shumë njerëz qe po presin organizimin e rradhës.
-Si reagon ndaj vlerësimeve, kritikave që të bëjnë njerëzit?
-Unë jam shumë i thjeshtë dhe i buzëqeshur, gjithmonë i falënderoj, sigurisht sepse ndjej kënaqësi kur vlerësohem nga njerëzit që ngelen të kënaqur. Sa i përket kritikës e marr me sportivitet dhe e mendoj që herët e tjera mos të egzistoj pozicioni i kritikës në fjalë. Po deri tani kritika s’kam. Dua të falënderoj edhe Agjensinë Lissus Travel e cila më gjendet gjithmon me çmime konkurruese në treg dhe e gatshme në çdo lloj momenti se unë po nuk e mora 100 herë për një gjë në telefon nuk bëhet (qesh) por gjithsesi nuk mërzitet.
– Keni ndonjë projekt tjetër pas koncertit të datës 23 dhjetor?
– Po, sigurisht që kam një koncert që e kam të mbyllur në datë 10 shkurt ku do ketë dhe surpriza ku do jenë të ftuar Shpat Kasapi, Albana Mesuli dhe Arben Gjeloshi. Pa dyshim do jetë i pandashëm edhe grupi “Diamant”.
-Ajo që më bën përshtypje me sa kam ndjekur vazhdën e koncerteve që keni organizuar ju, është një këngëtare që këndon shumë bukur por që nuk është prezente nëpër publicitete e nëpër postera. Kush është ajo këngëtare?
– (Qesh) Ju gazetarët i shikoni mirë gjërat, nuk ju kalon gjë pa kapur. Këngëtarja në fjalë është kunata ime e cila do jetë prezent dhe në koncertin e datës 23. Ajo ka një zë shumë të talentuar që ja ka falur Zoti, ajo ka punuar shumë nëpër dasma kur ishte në Shqipëri. Por, nga momenti që u largua nga Shqipëria u bë me fëmijë dhe gjërat ndryshojnë dhe koha është e pakët për të ndjekur këtë rrugë. Ajo gjithsesi nuk është penduar për këtë gjë edhe pse ka një zë shumë të mirë është e kënaqur me jetën që ka. Madje unë jam ai që e ngacmoj dhe i them hajde e na këndo. Janë disa këngë që i kalojnë stratosferat ku vetëm Fatmira Breçani i këndon dhe kur i dëgjoj më rrënqethet trupi se i këndon me shumë shpirt që të bën ta ndjesh këngën.
-Në fund, çfarë mbeti pa thënë, ndonjë merak..?
-Unë nuk kam gjë për të shtuar por dua t’iu falënderoj ju dhe t’ju them që është kënaqësi të jeni prezantuese e koncerteve të mia. Falënderoj të gjithë artistët që mundohen të bëjnë maksimumin e tyre. Në veçanti publikun i cili më jep korajo të besoj për përgatitjet në vazhdim.