Lind Prizreni, një nga emrat më të njohur të skenës shqiptare dhe vokali më i pëlqyer vjen në një projekt të ri mirëpo këtë herë në trio. Ka zgjedhur Mandi Nishtullën këngëtarin e hitit ‘Të ka lali shpirt’ si dhe hip hop/rap artistin nga Tetova Valdrin Islami i njohur si Bigi për të sjellë një projekt të ri. Kënga titullohet ‘Bota’. Muzika dhe orkestrimi nga Festim Gici, teksti nga Dritan Shtylla ndërsa klipi nga Sëart.
Për ju vetëm ‘Bota’. Ka një numër rekord albumesh, plotë 12 dhe gjithashtu ka lansuar 15 videoklipe muzikore. Ai është një këngëtar me zë të mrekullueshëm, që krijon shumë atmosfer kudo ku këndon. Ndërkohë që Lindi vjen vikendeve për të kënduar në diskotekën ‘Rozafa’ në Embrah të Zvicrës me pronar Irfan Morina ku sjellë atmosferë të mrekullueshme.