Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Djali më flet me vete
Gjeta veten në “Big Brother FanClub”
Me mundon barku!

Gjeta veten në “Big Brother FanClub”

 

E dashuron televizionin dhe ka qenë moderator në shumë evente. Studion për komunikim dhe tashmë është pjesë e emisionit më të ndjekur të dielën në televizionet shqiptare, e konkretisht në “top Chanel” në “FanClub Big Brother”, duke iu bashkangjitur ngjarjeve të shtëpisë më të famshme të Big Brother Albania. Klinton Zeqiraj, është gazetar i këtij emisioni ku bashkë me moderatoren Albana Osmani, aurorët Saimir Muzhaka dhe Olti Curri, ky I fundit edhe opinionist, sjellin në ekran gjithçka rreth këtij reality duke përfshirë edhe publikun, ndjekësit e këtij shou dhe emisioni. Klintoni, do të na flasë pak rreth angazhimit të tij në “FanClub Big Brother”.

 

Advertisement

Fabjola Kuburi:- Klinton, tashmë je gazetar dhe pjesë e stafit të “Big Brother Fan club”, si të duket ky pozicion?

Klinton Zeqiraj:- Më pëlqen shumë pasi është një punë që e bëj me shumë pasion, gazetarinë dhe televizionin, sigurisht që ka pergjegjësi dhe punë shumë por duhet të them që jemi një staf shumë i mirë dhe koordinohemi mjaft mirë me njëri-tjetrin.

– Të jesh pjesë e Top Chanel sigurisht është privilegj, çfarë ke filluar të ndjesh si të tillë?

-Është shumë e vërtetë. Të jesh pjesë e gjigandit mediatik si Top Channel është privilegj dhe realisht ndihem shumë mirë dhe i lumtur. Ka qenë dëshira ime më e madhe të punoja në këtë media. Aq më tepër që jam në një program shumë të ndjekur si “FanClub Big Brother”.  Dua të theksoj që ndihem me fat.

– Sa kohë në ditë të zë angazhimi në “FanClub”?

Duke qenë se Fan Club është çdo të diel në orën 13:00 dhe fillimi javës është pak më i qetë, sigurisht që ka goxha angazhim pasi jam në lëvizje me insertet, materialet për atë çka ndodh nga shtëpia e Big Brother, por ka diçka mendoj, kur  një punë e bën me dëshirë të duket sikur koha kalon shpejt dhe nuk e ndjen fare lodhjen në një farë mënyre.

– Vijnë shumë mesazhe, në adresë të këtij emisioni?

– Shumë, më shumë se shumë. Jua thashë, është emisioni më i ndjekur i së dielës.

– Ty vetë, si të duket Big Brother këtë vit?

– Më duket gjetje e menduar mirë nga vëllai i madh. Ideja e çifteve është shumë interesante dhe duke qenë se është rikthyer sërish në ekranin e Top Channel ka goxha interes nga publiku.

-Mendon se hyrja e çifteve e ka bërë këtë shoë më të ndjekur për publikun?

– Po, pasi publiku është kurioz se si do te vijojnë çiftet, marrëdhënia e tyre, kush do lidhet, me kë dhe kush do ndahet? Kështu që ka interes goxha.

-Po për çiftin e femrave ç’mendim ke?

– Çifti pa kufij është një çift interesant mendoj, jemi në vitin 2017 dhe çdo njeri ka të drejtën e vet të jetoj jetën ashtu siç do, pasi askujt si bën keq. Pavarësisht se ato e kanë pranuar në një reality shoë si Big Brother por s’jemi askush për t’i paragjykuar. Mendoj që dhe shoqëria shqiptare ka evoluar disi në mendime dhe nuk janë më aq të mbyllur.

-Kush mendon se do e fitoj Big-un këtë vit?

– Mendoj që është ende herët për të përcaktuar çiftin por më mirë se publiku nuk e vendos asnjë. Në fund të fundit le ta fitoj çifti që e meriton vërtetë. Kështu që do të na duhet akoma kohë për të parë.

-Çfarë duhet të presë publiku me padurim për të parë nga ky sezon?

– Është vetëm filllimi dhe do të ketë akoma surpriza, kështu që dhe në Fan Club do të kemi shumë biseda dhe tema interesante dhe jo vetëm, që në asnjë mënyrë nuk duhen humbur, ky sezon është i paparë.

-Kush janë banorët më të veçantë për ty?

– Banorët më të veçantë për mua, janë ata që tregojnë karakter të fortë dhe që janë aktiv, që dinë të luajnë bukur, nuk do të veçoja ndonjë, por kam një pëlqim të përgjithshëm me këto cilësi.

-Do hyjnë apo duhet të hyjnë akoma banorë të rinj?

-Nuk e di sepse kjo është diçka që i takon produksionit dhe ata vendosin nëse do të ketë banorë të rinj ose jo, por mendoj që është fillimi dhe deri në fund të spektaklit do të ketë gjëra të reja për tu parë nga publiku.

-Thuhet se këtë vit nuk do ketë vetëm një fitues është e vërtetë kjo?

– Këtë vit fituesi do të jetë një çift, pasi këtë vit është viti i çifteve, por nuk ëshë e thënë që të jesh çift në marrëdhënie si burrë grua apo të dashur, çift nënkupton dhe dy shokë, dy shoqe, kushurinj, etj.
-Ti si pjesë e “FanClub-it”, mendon se ky vit është më i spikaturi se vitet e tjerë?

-Sigurisht, Fan Club këtë vit është shumë ndryshe nga vitet e tjera, në autorësinë e Saimir Muzhaka dhe Olti Currit,  ku ky i fundit është dhe opinionisti e në drejtimin e Arbana Osmanit është programi më i ndjekur të dielave.  Ka të ftuar, gazetar, të afërm, materiale të ndryshme, risi nga banorët e Big Brother,  rubrika të ndryshme. Këte vit si asnjëherë tjetër Fan Club është dy orë program, kështu që do të thotë që ke çfarë të shohësh.

-Kush nga banorët është më i pëlqyeri për publikun deri tani?

-Me sa  kam parë në rrjete sociale dhe komente të ndryshme, pëlqehen Ervini dhe Sidrita, Olsi dhe Fiorentina. Por varet, ka disa, nuk mund ti ndash, secili ka preferencën e vet dhe varet si e shikon publiku nga jashtë.

 

 

 

 

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djali më flet me vete

Next Post

Me mundon barku!

Advertisement