Në një organizim të menduar mirë nga aktivi i LDK-së në Starberg të Gjermanisë do të argëtohen shumë shqiptarë për nder të Pavarësisë së Kosovës. Kjo mbrëmje do të sjellë disa zëra të bukur e të njohur të skenës shqiptare si : Florim Gega, Emine Hajzeri, duke i shoqëruar nga muzikanti Floriani, por edhe nga performanca që do të sjellë Grupi i Valleve nga Shoqata Shqiptaro-Gjermane. Kjo natë festive do të nisë në orën 18 ndërsa të gjithë shqiptarët që do të duan të argëtohen do të kenë mundësi që të hyjnë falas në këtë koncert, i cili do të jetë të shtunën që po vjen më 18 shkurt, e do të moderohet në një formë show nga gazetari i njohur Maksim Gjokaj-Maksi.
Advertisement