Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Erilda Cenollari: Eci me hapin e kohës!

Erilda është vetëm 21 vjeçe, është nga Berati, dashuron modën dhe tatuazhet. Aspiratat për të qenë pjesë e botës së modës nuk janë të pakta. Modelingun e ka pasur passion që në fëmijëri por arriti ta bëjë realitet me setet e para të fotove dhe sot ajo është një fotomodele profesioniste. Ajo me pasionin që ka për modën, aspiron të jetë imazh i emrave të mëdhaja në fushën e modës.

 

Fabjola Kuburi:-Kur ka filluar si fotomodele Erilda dhe kush e ka zbuluar për herë të parë?

Advertisement

Erilda Cenollari:- Si fotomodele të them të vërtetën ka qenë një passion e hershëm i imi dhe më pas, që me fotot e para që kam realizuar me fotografen e mrekullueshme Fjoralba Maliqi, e cila mund të them që ka qenë ajo që ka zbuluar talentin tim në fushën e modës. Më pas vijuam me një tjetër set fotosh të realizuara në një ambjent malor. Edhe pse ende e re në moshë, duke pasur parasysh pasionin që kam, aspiroj për t’u bërë një fotomodele me emër, pse jo edhe imazh i firmave të njohura.

-Si je ndjerë në momentin kur ke bërë foton e parë profesionale?

-Kur kam bërë foton e parë profesonale ka qenë verë. Sigurisht që kisha emocione normale por ndjehesha e lirshme, sepse fotografja ka të bëjë shumë e fotografja ime ishte shumë e dashur e më bëri të ndihesha shumë mirë. Nuk e di pse disa gjëra mendoj që janë të lindura disa të tjera mund ti kesh gjatë jetës.

-Sa e vështirë është sot të jesh fotomodele?

-S’besoj se është shumë e vështirë, mjafton të kesh talent për atë që mendon se je apo bën dhe gjithçka arrihet.

– A je e detyruar të mbash dietë?

– Nuk mbaj dietë por nuk abuzoj me ushqimet, sidomos ydyrnat dhe karbohidratet i mbaj larg.

-Cilat janë të përbashkëtat dhe të veçantat e modeles dhe të fotomodeles?

-E perbashkëta është se të dyja kanë të bëjnë me modën, kurse të veçantat janë se të jesh modele kërkon të kesh një trup perfekt, të jesh e gjatë, domosdomërisht dhe fotozhenike, kurse fotomodele duhet të kesh një fytyrë perfekte dhe s’ka rëndësi gjatësia.

– Ti i ke të dyja,kështu që është më e lehtë t’I praktikosh dhe realizosh të dyja apo jo?

– Faleminderit, është dhuratë nga Zoti kjo apo jo?(Buzëqesh)

– Pra, do kemi edhe një modele në të ardhmen?

– Asaj nuk i duhet, më mirë t’ia lëmë kohës.

– A mendon se ka moshë ky profesion?

-Nuk mendoj se ka moshë, ka vetëm sakrificë për të dashur të bukurën dhe sa ambicie ke ti për të ecur përpara.

– Cilat modele me famë botërore janë idhull  për ty?

-Naomi Campell, Gisele Bundshen.

-Një përkufizim për dashurinë?

-Dashuria për mua është tre herë respekt, që do të thotë në fillim marr shumë respekt, pastaj jap të njëjtën dhe pastaj o jap shumë dhe s’më kthehet ose e kundërta. Pra për mua dashuria Romeo e Zhuljeta nuk ekziston, sidomos në kohën e sotme. Të dashurosh është diçka e shenjtë por problemi është a të kthehet dhe kë dashuron!

– Je supersticioze?

– Besoj tek puna dhe intelekti im.

– Po me tatuazhet je e lidhur?

– Më pëlqejnë shumë tatuazhet.

-Motoja nga e cila udhëhiqesh në jetë?

– Të jesh vetvetja dhe ajo mundohem të jem çdo ditë e më shumë që po kalon.

-Cili është për ty modeli më i mirë i politikanes?

-Hilari klinton por edhe Merkel më pëlqen.

-Si mund ta përshkruash veten me tre fjalë?

– Jam e drejtë, e ciltër dhe natyrë impulsive.

– A e konsideron fat pamjen tënde të këndshme?

– Pikë së pari është gjenetike dhe nuk duhet abuzuar kurrë me ushqimin apo pijet alkoolike. Këto janë kryesoret për të patur një fizik në formë.

– Modelingu është po aq i bukur sa edhe i vështirë. Ti vetë ku e sheh të bukurën dhe ku të vështirën?

– Sigurisht që është i bukur por edhe i vështirë sepse në ditët e sotme modelingu është jashtëzakonisht konkurrues dhe ka shumë bërryla.

– Sa arrin të ndjekësh trendet e reja të modës?

– Sipas hapit të kohës. Jam e dhënë sepse në fund të fundit moda është vetë jeta ime.

– Ndërkaq, të gjithë të njohin si modele, por në fakt  për çfarë je diplomuar ?

– Unë kam studiuar Inxhineri Gjeomjedisi, në Universitetin e Tiranës.

– A ka një dashuri në jetën e Eridlës?

– Ah, këtu më duhet të them “no coment”.

– Fotografi shqiptar më i mirë sipas teje, cili është?

– Sipas meje, Fjoralba Maliqi.

– Cila është ajo gjë që e vlerëson më shumë tek vetja?

– Ambicia dhe këmbëngulja. Arrij gjithçka që dua.

– Çfarë të  lumturon dhe çfarë te nervozon?

– Më bën të lumturia harmonia e familjes time dhe me nervozon shpirtligësia e njerëzve.

-Tre gjëra për të cilat ti vdes ti bësh?

– Moda, shoping dhe udhëtimet .

– Pjata e preferuar?

– Supa me perime dhe specialitetet e detit .

-Çfarë vlerëson tek një njeri dhe çfarë kritikon?

-Tek një njeri vlerësoj pamjen dhe inteligjencën. Kritikoj sjelljen edhe veshjen jo harmonike.

-Ke ndonjë peng në jetë?

-Jo, jam ende e re për të pasur pengje.

-Çfarë është familja për ty?

-Familja për mua është shumë e shenjtë dhe s’do ta ndërroja me asgjë në botë.

-Kur ndihesh më mirë kur ju thonë jeni simpatike apo jeni inteligjente?

-Pak nga të dyja.(Qesh)

-Cilat janë planet e tua në sirtar në marrëdhënie me idetë profesionale?

-Planet janë të shumta veçanërisht në ato profesionale do t‘jua tregoj së shpejti kur sapo të nis t’i realizoj.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lind Prizreni, "doktori" i muzikës!

Next Post

Sidorela Pllumbi, psikologia që dashuron modën!

Advertisement