Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shoh ëndrra me puthje

Përshëndetje , jam Lina, jam 16 vjeçe. Shumë shpesh po më ndodh të shoh ëndrra duke u puthur, nuk e di se ç’kam. Unë kurrë nuk kam pasur të dashur, pasi mësoj shume dhe nuk më shkon mendja të kem të dashur  por kohët e fundit po shoh ëndrra teksa puth një njeri të panjohur, po shoh çdo natë. Nuk jam e dashuruar, as nuk kam simpati. Ju lutem më ndihmoni si mund t’i heq këto ëndrra nga mendja ime.

Lorela Garuli, psikologe, emaillorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje Lina, fillimisht të falënderojë për besimin tënd tek gazeta Intervista. Unë të përgëzojë për forcën që ke marrë për ta ndarë çështjen tënde me ne dhe unë do të përpiqem që t’i jap përgjigje pyetjes tënde dhe të jap ca sugjerime që mund të jenë të dobishme për ty. Lina, nga ajo që ke shkruar duket se je e shqetësuar për ëndrrat dhe tani dëshiron që t’i ndalosh ato. Përpara se të kalojë në dhënien e përgjigjes tënde unë dua të të sqaroj më shumë se si nxiten këto ëndrra. Fillimisht, dua të them se ëndrrat janë procese komplekse dhe të pasura prandaj edhe nxisin kureshtjen tonë për t’i kuptuar ato. Megjithatë, akoma nuk e dimë qëllimin e ëndrrave, por ekzistojnë teori të ndryshme të cilat japin interpretime mbi ëndrrat. Interpretimet për ëndrrat mund të kenë përgjithësime por duhet pasur parasysh se çdo ëndërr ka kuptim tjetër për personin që e sheh prandaj ato duhet analizuar me vetë personin. Gjithesesi, ëndrrat shpesh lidhen me përjetimet tona gjatë ditës por edhe shprehin në mënyrë simbolike shqetësimet, frikat dhe dëshirat tona të pavetëdijshme. Pra, ato dëshira tona të cilat e kemi të vështirë t’i pranojmë në jetën e përditshme mund të shfaqen në mënyra të ndryshme përmes ëndrrave. Edhe në adoleshencë këto lloj ëndrrash janë të zakonshme, veçanërisht për arsye se gjatë adoleshencës ndodhin disa ndryshime fiziologjike siç është rritja e aktivitetit të hormoneve që nxisin edhe maturimin seksual, që do të thotë se gjatë kësaj moshe ka ndryshime jo vetëm në aspektin psikologjik e emocional por edhe në zhvillimin seksual prandaj edhe ëndrrat me tema seksuale janë të natyrshme. Mirëpo duke marrë parasysh faktin se ti po sheh shumë shpesh ëndrra të tilla që janë pothuajse të njëjta, atëherë mund të jenë shqetësuese për ty që po i sheh ëndrrat. Lina,  duke marrë parasysh përshkrimin e çështjes tënde tingëllon sikur vazhdimisht po përpiqesh t’i shmangesh anës emocionale siç është të pëlqesh dikë ose të dashurosh. Ti ke cekur se je e koncentruar vetëm në mësimet e tua dhe nuk të intereson aspak ana emocionale. Kjo mund të jetë një shkak i këtyre ëndrrave që ti po i sheh, pra fakti që ti i mposht ndjenjat e tua ato mund të shfaqen në ëndrra, aty ku ti nuk ke mundësi më të ndërhysh. Mbase për ta kaluar më lehtë këtë fazë do të ishte mirë që të fillosh dhe të mendosh më shumë për aspektin emocional tëndin….!

Këtë shkrim dhe të tjerë si këto i gjeni në gazetën Intervista, në treg në Shqipëri , Greqi ose mund t’ua dërgojmë në inbox për 1 euro në muaj.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si po na vret aborti??

Next Post

Denisa Çerma: Çfarë më mban lidhur me Shqipërinë...!

Advertisement