Kristina Marku, vjen për publikun e saj ashtu siç di vetëm ajo duke sjell një këngë sa patriotike por edhe shumë aktuale me titull “Shqipëri Etnike”. Më muzikë të Kolë Susajt, orkestrim të Edmond Zhulalit, kujdes imazhi nga Sallon bukurie Lorel, me sponsorizim të Go Travel Albania dhe një klip nga kompania prestigjoze Max Production. Duket se klipi është pritur mirë dhe falënderimet kanë qenë të panumërta por këngëtarja pukjane është e hapur edhe ndaj kritikave dhe vërejteve dhe këtë e ka treguar edhe nëpërmjet një statusi që ka postuar në profilin e saj:” Gjej rastin t’ju faënderoj nga zemra, për urimet , vlerësimet, komentet e bukura që më keni dërguar, qoftë me mesazhe, qoftë publike, për këngën time më të re”#SHqiperiEtnike. Gjithashtu, dua t’ju siguroj se jam shumë mirënjohëse dhe atyre që më kanë dërguar vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, rreth projekti tim te ri, të vënë tashmë në jetë 🙂Mirëpres çdo koment apo vlerësim tuajin, qofshin dhe jopozitive”
Më poshtë keni edhe linkun e klipit të Kristinës!