Jemi gazetarë dhe si të tillë, duhet të jemi në gjendje që të transmetojmë tek publiku, si lajmet e gëzuara ashtu edhe ato të trishtat, por ja që qënka shumë e vështirë kur duhet të flasësh për vdekje tragjike, të dy të rinjve në një mbrëmjë, në një orë,tek një urë që ti ndoshta kalon çdo ditë e që nuk të shkon në mendje që do kthehet në një vend të mallkuar. Dy djem, njëri prej të cilëve vëllai i një mikeshës time të zemrës si Barbana Dini, ndërsa tjetri djali një gazetareje dhe pedagogeje përsëri times edhe e shumë prej jush, të jashtëzakonshme si Erenestina Halili. Jam para tastierës, por tastet nuk shtypen, gishtat ndjejnë një bllokim që vjen nga zemra. Rrahjet shtohen dhe lotët dalin nga sytë që deri para disa ditësh, shikon klipet e Ergit, dëgjonin zërin e veçantë dhe original të tijin. Jo më kot, ai ishte edhe fituesi i një kompeticioni si “X Factor”, jo më kot shpërthente sa herë që prekte mikrofon me dorë, jo më kot prekte tema aq të veçanta në fabulat e këngëve të tij. Ai ishte i talentuar, i ri dhe ndjej kaq dhembje që duhet të them “ishte”.Sa herë që më duhej ta intervistoja, i thoja motrës së tij:- “Barb, a do mi kthejë ndonjëherë Ergi përgjigjet?” edhe ajo përgjigjej duke buzëqeshur “Fabi, i riu si veriu, ja të vijë e ta kujtoj” e sapo ai kthehej m’i kthente e më thoshte :- “ Mirë që më kujtoi Barbi, a na fal moj naqe që ti vonova?” e pasonte një të qeshur siç vetëm ai dinte. Drita e syve të familjes Dini, u shua dje në një aksident që ndoshta nuk do ishte aq fatal, por ja që ashtu qenka shkruar. Edhe Kejdi, i mbylli zemrën një nëne, shpirti i së cilës donte vetëm lumturinë e tij, shpirti i së cilës i trembej vetëm fatit që një ditë mund të mos ndjente aromën e tij në jastekët e krevatit të Kejdit. Po pse kështu more djema, pse? Mbyllët zemrat, shpirtrat, ndalët frymën e të gjithë atyre që ju deshën me shpirt, ata që i kishin sytë tek ju, ata që besonin tek ju, ata që shikonin suksesin tek ju,ata që ju quanin “Kampionë”! Shuat shpresën, atë që të gjithë shihnin dhe donin për ju! Ergi dhe Kejdi…”kampionët” tanë të përjetshëm!
Fabjola Kuburi