Ai jeton në Zvicër, dhe e sheh gjithmonë në mes të emrave të njohur të artit shqiptar, por edhe personazheve që japin gjithmonë kontribut në kulturën shqiptare, pasi ai vetë është artist. E kemi fjalën për aktorin Nikë Rrasi, i cili deri tani është protagonist i 5 filmave, duke kujtuar “Nëntoka 2”, një film i Halil Budakovës, në dy pjesët e filmit “Plumbi i Fundit”, në “Monsior Brucco” dhe në filmin që sapo është realizuar me titull “Biznesmeni” me legjendën Sevdai Radogoshi. Por, Nika nuk do të ndalet këtu, ne mësojmë se në vitin që vjet ka disa projekte të tjera gjithmonë në kinematografinë shqiptare, por ai nuk harron dhe është një baba shembullor, duke u kujdesur për familjen e tij dhe 3 gëzime që ai ka, pra 3 fëmijët e tij, si dhe menaxhojnë një restorant, së bashku me gruan Afrodita .
Advertisement