Ai gjithmonë është veçuar për stilin dhe mënyrën se si bën muzikë. Po flasim për këngëtarin Big Papi i cili këtë herë ka sjellë një super bashkëpunim me Anita Latifin me titull “Me kon je”. Kënga ka shumë ritëm dhe menjëherë është pëlqyer dhe ka marrë mijëra klikime edhe në kanalin Youtube duke u kthyer në një super hit vetëm për pak orë në tregun muzikor shqiptar. Ky është suksesi i rradhës i Big Papit, i cili gjithmonë e me hapa të sigurt po sjell hite dhe një stil shumë unik në muzikën shqiptare. Artisti jeton në Bazel të Zvicrës, ndërsa projektet e tij muzikore i realizon në Shqipëri dhe Kosovë.
Advertisement