Unë që po ju shkruaj jam një burrë jam rreth të 50-tave, me një problem shumë të madh. Jo nga ana financiare, se nga ajo anë jam në rregull nga puna e palodhshme që kam bërë, por nga ana emocionale. Jam i martuar dhe kam një vajzë të madhe e cila studion jashtë shtetit. Me gruan gjithmonë kam patur marrwdhënie të mira dhe kam qënë korrekt në familje. Por ja që para një viti më ndodhi dhe mua një ngjarje e çuditshme. Po jua tregoj më hollësisht.
Para një viti ishim në plazh. Kemi një shtëpi atje dhe shkojmë fundjavave, po kështu kalojmë edhe pushimet në verë. Vjen dhe vajza nga jashtë shtetit e kënaqemi shumë. Pra, ishim me pushime. Më mori në telefon një punonjës që kisha lënë në dyqan dhe më tha se ishte prishur një kabëll elektrik. Më duhej të nisesha patjetër edhe pse ishte vonë. Ishte ora 10 e darkës, por puna ishte e para. U nisa. Sa kalova qytetin në dalje të tij më nxorri dorën një femër që të ndaloja makinën. E ndalova. Ajo u afrua te xhami i makinës dhe më tha:
-Ju lutem a më merrni në makinë deri në Tiranë?
-Po …- desha t’i them se nuk e dija se kush ishte që ta merrja, por ajo menjëherë hapi derën e makinës e u gjend brenda.
“Grua është -mendova,- çfarë rreziku mund të ketë?”
U ul në ndenjësen e pasme e në fillim nuk foli, por pastaj tha:
-Më fal se ndoshta u futa dhe si pa leje,por ashtu e kisha një punë. Po të rrija dhe pak në rrugë i gjithë plani do më kishte shkuar kot.
-Plani? Çfarë plani paske në mes të natës? Unë asnjëherë nuk marr njerëz në makinë të huaj që nuk i njoh,por meqë ishe grua nuk ta prisha. Pse kishe dalë në këtë orë të vonë të natës?
-Jam larguar nga shtëpia. Po prisja aty dhe kisha frikë se mos më gjente vëllai e do të më kthente në shtëpi.
U shokova nga fjalët e saj. Ajo fliste për largimin nga shtëpia sikur të ishte duke thënë se kishte dalë e gjithë familja ta përcillte.
-Më fal por po më habisni me këto fjalë. Ta dija nuk do t’ju kisha marrë në makinë. Mos më keqkuptoni, po jam familjar e nuk dua telashe.
-Po ju e kuptuat se kisha një hall apo jo? E, pra, hallet kështu janë se nuk ka hall të vogël në mes të natës.
E shikoja në pasqyrën e makinës. Ajo ishte një femër shumë e bukur. Kur fliste dukej sikur buzët e saj çelnin trëndafila. Vendosa mos ta pyes më tepër se nuk doja të ngatërrohesha më tepër në hallin e saj. Nuk folëm shumë se atë e zuri makina,dukej që kishte kohë që nuk udhëtonte. Pasi volli mirë e mirë atë e zuri gjumi në sedilen e pasme aty ku u ul në fillim.
-Zonjë ju lutem duhet të zgjoheni. Arritëm në Tiranë. Ku doni të shkoni ju?
-Unë nuk kam asnjë vend ku të shkoj.
-Po plani që kishe bërë?- i thashë gati i inatosur.
-Plani ishte veç të shpëtoja nga familja ime tani ja këtu në rrugë do të fle, vetëm atje të mos kthehem më.
“Eh ç’më gjeti mua! Dihej se nuk kisha si të lija në rrugë një grua në mes të natës e aq më tepër që ajo ishte e re, jo në moshë të madhe dhe nuk kishte qënë kurrë më parë në Tiranë.
-Mirë do të të çoj në një hotel e aty do të flesh sonte, më pas nesër vazhdo me planin tënd.
-Faleminderit! Nuk do t’jua harroj kurrë këtë të mirë që më bëtë.
-E mirë s’më duket, se më shumë i ke bërë dëm vetes që ke ikur nga familja,por hajt tani ti e di më mirë këtë punë.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)