– Përshëndetje Ida, përshëndetje Redi! Ishit dy të rinj si gjithë të tjerët, ndërsa tashmë quheni Miss e Mister. Çfarë ka ndryshuar te ju ky titull?
Ida: – Ky titull ka ndryshuar jo vetëm opinionin te të tjerët, por edhe mënyrën e të jetuarit. Çdo gjë tani për mua ka kuptim, edhe pse kam një jetë më aktive se ç’e kisha.
Redi: – Jam si të gjithë moshatarët e mi, por në momentin që merr një titull, ndryshon diçka, pasi ke vëmendjen e të gjithë atyre që të njohin dhe që tashmë të shohin ndryshe.
– Po në jetën tuaj, çfarë mendoni se do të sjellë në vazhdim?
Ida: – Tani që kam një spektër, titulli që mora është një nder dhe një plus për mua.
Redi: – Fakti që tani kam statusin Mister Durrësi 2014 për 1 vit ose një background që më ka sjellë pak famë, më bën të ndihem mirë dhe do të mundohem ta ruaj sa më gjatë, duke marrë pjesë edhe në evente të tjera të botës së modës.
– Vini që të dy nga e njëjta shkollë private… Rastësi apo “kriter” për të qenë nxënës i kësaj shkolle është edhe bukuria?
Ida: – (Buzëqesh) Jo, kjo ishte thjesht një rastësi.
Redi: – Është rastësi… Jo, jo, nuk është “kriter” i shkollës ku studioj.
– Po për të marrë titullin e më të bukurit dhe më të bukurës së Durrësit, vetëm bukuria duhet? Çfarë ka parë tjetër juria te ju?
Ida: – Bukuria është një ndër faktoret kryesorë dhe element i rendësishëm për pjesëmarrjen në këtë aktivitet, por juria vlerësoi edhe karakteristika të tjera të miat siç janë mirësia, respekti, konformiteti, shkathtësia etj. Missi përbëhet nga përzierja e këtyre elementëve. Jo gjithmonë bukuria ka rëndësi.
Redi: – Mendoj se bukuria është një plus më shumë, por nëse mungojnë shumë anë të tjera, si sjellja, zgjuarsia, dija apo kultura, bukuria kthehet në një “fasadë”, pra, në një mundësi që nuk është ditur si të përdoret. Përveç kritereve të lartpërmendura; serioziteti, impenjimi dhe interesi që ne kemi shfaqur gjatë provave kanë luajtur një rol pozitiv në vlerësimin e jurisë… Gjithashtu, një kriter i rëndësishëm ka qenë edhe mesatarja e secilit prej nesh.
– Cilat janë cilësitë më të mira që i njihni vetes?
Ida: – Pak a shumë, ato që përmenda më sipër.
Redi: – Siguria në vetvete dhe këmbëngulja që kam për të arritur qëllimet e mia.
– Po më të këqijat?
Ida: – Cilësitë më të këqija ose më saktë, të metat, janë përpikmëria në raste të caktuara dhe impulsiviteti, sepse ndonjëherë flas pa i menduar pasojat.
Redi: – Duke qenë se jam më i vogli i familjes, jam pak i përkëdhelur prej tyre, jo në sensin e keq. Egoist do të thoja, pasi gjërat e mia i dua të jenë të miat.
– Si e shikoni ju vetë bukurinë? A është ajo një çelës që i hap më shpejt portat?
Ida: – Ç’është e vërteta, bukuria hap shumë porta, por inteligjenca e plotëson bukurinë e një peroni.
Redi: – Bukuria ka rolin e saj pozitiv, por nuk mendoj se në çdo rast mund të jetë një çelës për të hapur më shpejt portat!
– Cilat porta prisni t’ju hapë ajo?
Ida: – Shpresoj të më hapë rrugët e medias sepse do të më pëlqente që një ditë të prezantoja një emision apo të isha pjesë e një reality shovv, edhe pse duket e vështirë.
Redi: – Bukuria do të më ndihmonte për të hapur portat e modelingut.
– Si u bëtë pjesë e këtij kompeticioni? E kishit menduar ndonjëherë më parë se në një vit do të quheshit Miss e Mister i qytetit tuaj?
Ida: – Në fillim, producentja ime, zonja Myzejen Konduri, hyri në çdo klasë të shkollës dhe përzgjodhi nga dy nxënës. Kur erdhi në klasën time, si fillim më komplimentoi dhe më tha të çohesha në këmbë. U çova nga banga ime dhe pikërisht në atë moment, filloi gjithë kjo eksperiencë e paharrueshme. Asnjëherë s’e mendoja se do të nderohesha me këtë titull.
Redi: – Adoleshenca, si pjesa më e bukur e strukturës së shoqërisë, ka tendencat e saj. Në momentin që më zgjodhën mua në klasën time, u ndjeva shumë mirë, pasi s’e kisha menduar ndonjëherë. Para se të shkoja në takimin e parë ku do të përzgjidheshim, u mendova mirë sepse… qyteti i Durrësit mbart mentalitet! Vendosa të marr pjesë për të treguar se rinia duhet t’i thotë stop këtij mentaliteti! Familja më përkrahu gjatë gjithë kohës.
– Çfarë të veçante ka Durrësi?
Ida: – Durrësi është një qytet i qetë bregdetar… E veçanta është bujaria dhe respekti që përcjellin banorët e tij.
Redi: – Antikiteti dhe porti detar më i madh ne vendin tonë, e bëjnë tepër të veçantë këtë qytet.
– Ku do të kishit dashur të lindnit, përveçse në Durrës?
Ida: – Në fakt, unë nuk kam lindur këtu, por në Itali. Do të doja të kisha lindur ne Dubai; është një ndër vendet më luksoze në botë.
Redi: – Kur vizitova qytetin e Parisit, më la shumë mbresa dhe do të më pëlqente të isha një qytetar me vendlindje në atë qytet.
– Cili është misioni i një Missi/Misteri?
Ida: – Misioni i një Missi është të përcjellë mirësi, dashuri e rëspekt dhe gjithmonë të mos ndryshojë, sido që të jetë situata, të qëndrojë e njëjtë si në sjellje, ashtu edhe në karakter.
Redi: – Mendoj se misioni për një Mister është që të marrë pjesë në evenimente të këtij lloji.
– Si vazhdon jeta juaj tani?
Ida: – Jeta ime pothuajse është rikthyer në normalitet, por pas kësaj eksperience, kam fituar jo vetëm një trofe, por edhe vetëbesimin e kurajon për të vazhduar përpara më tej.
Redi: – Kuptohet që monotonia e mëparshme ka ndryshuar, pasi kemi qenë të ftuar në emisione televizive dhe na janë bërë intervista nga gazetarë të ndryshëm.
– Cilat janë synimet që i keni vënë vetes në vazhdim?
Ida: – Synimi im i vetëm është të mbaroj shkollën me rezultate të mira dhe, pse jo, t’i lë një vend modelingut.
– Do t’ju shohim në kompeticone të tjera bukurie?
Ida: – (Qesh) Po, patjetër, por këtë do t’jua lë surprizë.
Redi: – Pjesëmarrja në kompeticione të tjera bukurie është një nga synimet e mia.
– Si e shikoni veten pas dhjetë vjetësh?
Ida: – Me një shtëpi të bukur e një profesion të mirëfilltë, duke shëtitur botën.
Redi: – Pas dhjetë vjetësh e shoh veten më të kompletuar, duke u munduar të plotësoj ëndrrat e mia.
Cili…
…është personi që e meriton veçanërisht falënderimin tuaj?
Ida: – Personi që e meriton falënderimin është producentja ime, zonja Myzejen Konduri. Ishte një zonjë që, edhe pse e rreptë, më bëri ta fitoja këtë kompeticion duke iu përkushtuar çdo ditë e më shumë. Zonja Myzejen më ka ndenjur afër dhe më ka këshilluar në momentet që kam pasur nevojë. Shumë herë kam rënë në një gjendje pesimizmi dhe nuk doja ta vazhdoja këtë aktivitet ndoshta prej lodhjes se tepërt, por producentja më mësoi se jo gjithmonë duhet të dorëzohemi. Kur e duam diçka, duhet të luftojmë deri në fund dhe se, pavarësisht çmimit që marrim, një ditë do të shpërblehemi. Falënderimet më të përzemërta i shkojnë asaj.
Redi: – Pa dyshim, falënderimi më i veçantë i takon producentes së palodhur, zonjës Myzejen Konduri.
…është personi i parë që ju uroi për fitoren?
Ida: – Vajza e zonjës Myzejen, Xheni Konduri, e cila ishte edhe prezantuesja e asaj mbrëmjeje.
Redi: – Personi i parë që më uroi ishte një nga konkurrentët e mi, që e kisha pranë në atë moment. Më pas, familjarët e me radhë.
…nga ju besoi që në fillim se e kishte të sigurtë këtë kurorë?
Ida: – Askush nga konkurrentët nuk ishte i sigurtë për fitoren, ndonëse çdokush e dëshironte.
Redi: – Mendoj se konkurrenca ishte e fortë dhe të mendoje që në fillim për kurorën, ishte e vështirë.
…prej të afërmve apo të njohurve tuaj, ju tha se “këtë vit, nuk kishte shanse të fitojë njeri tjetër veç teje”?
Ida: – Mamaja dhe babi im ishin te parët që më lavdëronin dhe ma kishin finalizuar fitoren, por shoqet e mia më të ngushta kanë qenë të parat pas prindërve të cilat e dëshironin me shumë se kurrë fitoren time. Mund të them me plot gojën se ato e meritojne një pjesë të falënderimit. Gjatë gjithë kësaj eksperience, më kanë dhënë mbështetjen e kurajon e tyre dhe këtë e vlerësoj jashtë mase.
Redi: – (Qesh) Më vjen për të qeshur kur lexoj pyetjen sepse ishte vërtet një person ne familjën time që më thoshte dhe më jepte kurajo: “Ti do të fitosh!”. Ky person është gjyshja ime, që e dua shumë.
…nga njerëzit që njihni, e meriton plotësisht besimin tuaj?
Ida: – Besimin tim, përveç familjes, e meriton shoku im më i ngushtë dhe shoqet e mia më të ngushta, të cilët i dua pafundësisht.
Redi: – Pa diskutim, familja ime që më mbështet gjithmonë!
…po dashurinë tuaj?
Ida: – Dashurinë e meriton familja dhe një pjesë e shoqërisë.
Redi: – Sërish, familja.
…do ta përdorë këtë kurorë, çdo herë, si një CV të mirë për nesër?
Ida: – Unë do ta përdorja si CV sepse zë një vlerë të veçantë në një rezyme.