Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Letër: I dashur Edi...
13 gjëra të çuditshme që janë çuar në hapësirë
Kafka e Uilliam Shekspirit mungon në varr

13 gjëra të çuditshme që janë çuar në hapësirë

1. Lodër pelushi
Më 5 prill 2016, nxënësit e një shkolle nga Lankshairi i Anglisë dërguan në hapësirë një qen pelushi të pajisur me një kamerë dhe GPS, që të kenë edhe një pamje “prej qeni” të Tokës nga lart. Qenushi lodër quhej Sem. Megjithatë, në lartësinë prej 25 kilometrash nga toka, “anija kozmike” e Semit, e përbërë nga tullumbace me helium, u ça dhe GPS-ja u prish.
2. Figura Lego
Më 5 gusht 2011, NASA dërgoi në hapësirë anijen kozmike Xhuno (Juno), e cila në korrik 2016 pritet të arrijë në Jupiter për të studiuar planetin. Në anije “hipën” edhe tri figura Lego: Jupiteri, gruaja e tij Hera dhe astronomi Galileo, me teleskopin e vet dhe një glob tokësor.
3. Arusha
Në vitin 2008, para se Semi të humbiste në hapësirë, studentët e dy universiteteve të Anglisë dërguan dy arushë lodër në hapësirë për të studiuar veprimin që kanë temperaturat nën zero te veshjet kozmike. Arushat që quheshin MAT dhe KMS arritën në lartësinë 30.5 kilometra nga Toka dhe u kthyen më vonë shëndoshë e mirë në Tokë.
4. Disqe të artë
Gjatë një përpjekjeje komunikimi me jetën jashtëtokësore, anijet e NASA-s, Voyager 1 dhe 2 që u lëshuan në hapësirë gjatë viteve ‘70, kishin me vete disqe të arta që përmbanin një përzgjedhje nga imazhet e Tokës, disa tinguj natyralë dhe përshëndetje në gjuhë të ndryshme, si të lashta, ashtu edhe aktuale. Këta disqe u vunë në disa këllëfë mbrojtës prej alumini dhe kishin edhe manualin e përdorimit me figura.
5. Shpata me lazer e Ljuk Skajuokerit
Shpata me lazer e personazhit të njohur të “Luftës së yjeve” bënte pjesë në misionin e NASA-s, STS-120, të vitit 2007 dhe ishte prototipi që përdori aktori Mark Hamill në serialin e vitit 1977.
6. Hirin e një aktori të serialit “Star Trek”
Aktori Xhejms Duhan, i cili mishëronte personazhin e Skotit në serialin televiziv “Star Trek” shprehu dëshirën që hiri i tij të shpërndahej në hapësirë. Pas dy përpjekjeve të pasuksesshme në vitin 2007 dhe 2008, kapsula që përmbante hirin e tij arriti të ngrihej në hapësirë në vitin 2012. Para kësaj, krijuesi i “Star Trek”-ut, Xhon Rodenberri dhe psikologu i famshëm, Tomoti Liri kishin kërkuar të shpërndahej hiri i tyre në hapësirë, gjë që u realizua.
7. Aeroplan me telekomandë
Në vitin 2013, David Uindestali nga Suedia lidhi një aeroplan me telekomandë me kamerë me një tullumbace hidrogjeni dhe e dërgoi në hapësirë. Ai udhëtoi afro 30.5 kilometra deri në stratosferë dhe u kthye me fotografi mbresëlënëse të Tokës.
8. Portreti familjar i astronautit Çarls Djuk
Astronauti Çarls Djuk la një pjesë të kujtimeve të tij në sipërfaqen e Hënës gjatë misionit me njerëz në Hënë. Në një mision të Apollo 16, në 1972, astronauti la një fotografi të tijën dhe të familjes së tij në sipërfaqen e Hënës. Nga prapa fotos ishte shkruar: “Kjo është familja e astronautit Djuk nga planeti Tokë. Zbarkuam në Hënë në prill 1972”.
9. Karrige
Në vitin 2009, shoqëria japoneze e objekteve elektronike, Toshiba, dërgoi një karrige në hapësirë që të xhironte një reklamë për televizorin e saj të ri me ekran të sheshtë. Karrigia ishte krejtësisht e biodegradueshme dhe u ngrit në lartësinë 30 kilometra në stratosferë me 100 tullumbacë.
10. Hamburger
Të mërzitur nga rutina e përditshme dhe duke dashur të bënin diçka, pesë studentë të Harvardit dërguan një hamburger bajat në hapësirë me tullumbace. Hamburgeri udhëtoi 30.5 kilometra në stratosferë dhe “mori” disa fotografi mbresëlënëse me kamerën GoPro Hero që ishte e lidhur në të. Mbase nuk do ta besoni, por hamburgeri u kthye shëndoshë e mirë në Tokë dhe zbarkoi mbi një pemë, 209 kilometra larg vendit ku u lëshua.
11. Kukull Hello Kitty
Gjatë një përpjekjeje për të afruar ndërmarrjet private dhe publike që punojnë në fushën e satelitëve, një miniaturë e kukullës Hello Kitty u vendos në satelitin Hodoyoshi-3 të qeverisë japoneze, në vitin 2014. Ky veprim përkoi edhe me 40 vjetorin e krijimit të kukullës Hello Kitty.
12. Proshutë bejkon
Në vitin 2013, një ekip nga Anglia dërgoi përbërësit e një recete për barbekju të njohur edhe si “shpërthimi i bejkonit” në hapësirë, mbi një anije kozmike të bërë vetë, “Pigasus 1”. Bejkoni udhëtoi 30.5 km dhe u kthye përsëri me parashutë në Tokë, ku u gatua.
13. Shkop dhe topa golfi
Alan Shepard, drejtuesi i misionit Apollo 14 në vitin 1971, arriti të merrte fshehurazi me vete një shkop golfi dhe dy topa në anijen kozmike. Kur anija zbarkoi në Hënë, ai kapi rastin dhe i gjuajti topat nja dy herë. Astronauti e mori mbrapsht me vete shkopin dhe ia dhuroi Muzeut të Federatës Amerikane të Golfit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Letër: I dashur Edi...

Next Post

Kafka e Uilliam Shekspirit mungon në varr

Advertisement