– Kam parë në ëndërr sikur më ishin zgjatur flokët, që në realitet i kam të shkurtra. Më pëlqenin shumë dhe i krihja me kënaqësi. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?
– Flokët kanë shumë kuptime, por në ëndrrën tuaj tregojnë se sa vetëvlerësim keni. Rritja e flokëve tregon që ju po përmirësoheni në të gjitha drejtimet, por sidomos përsa i përket shëndetit të mirë, karakterit, mënyrës se si ndiheni ndaj të tjerëve. Kohët e fundit ndiheni më joshëse dhe e vlerësoni më shumë veten. Pra, keni më shumë siguri në vetvete dhe ky ndryshim po ju pëlqen. Vazhdoni në këtë rrugë dhe në këtë nivel, pa e tejkaluar. Ju duhet aq sa në sy të të tjerëve të dukeni vërtet e bukur me gjithë virtytet që keni, por jo mendjemadhe apo egoiste.
Advertisement