Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kastro Ziso: Ku t’kam pa unë ty?

Është pjesë e spektaklit më të ri në Tv Klan “Your face sounds familiar” (Dukesh fytyrë e njohur) ose siç e quan në postimet e tij në rrjete sociale, “Ku t’kam pa unë ty”. Ka një shije humori të hollë, sa të këndshme, aq edhe të drejtpërdrejtë. Klevis Bega ose siç njihet në art, Kastro Zizo, na tregon për këtë spektakël dhe jo vetëm, kështu që shijoni çdo batutë të tijën…

Fabjola Kuburi: – VVhat’s up (ç’kemi), Kastro apo Klevis?
Kastro Zizo: – Unë jam Kastroja, alteregoja i Klevisit, një herë Kastro, një herë Klevis!
– Cilat janë disa nga kodet që përdor kohët e fundit, përveç atij: “djali me lule në kokë”?
– Kodet e mia janë kudo, janë kur qesh apo kur qaj… Me to, formohet një simbol që duhet studiuar!
– Si u bëre pjesë e shout më të ri në Tv Klan? Jam kurioze të di se çfarë të tërhoqi fillimisht te ky spektakël…
– Propozimi më erdhi nga Vera Grabocka. Unë e kisha parë si format në vende të tjera dhe gjithmonë më ka intriguar ideja për t’u futur nën lëkurën e një tjetër artisti.
– A është e vështirë të sillesh si dikush tjetër?
– Në fakt, unë nuk e kam shumë të vështirë, mbase edhe prej eksperiencave të mia në aktrim. Madje, unë argëtohem shumë dhe, kur e bëj, më ngjan sikur pi një gotë birrë. Më vjen natyrshëm.
– Cili nga personazhet që ke sjellë deri tani në këtë shou, ka qenë më i dashuri për ty?
– Të gjithë kanë qenë intrigantë, por mbase Konçita. Ishte e vështirë për t’iu futur nën lëkurë, një super artist që duhej interpretuar siç duhej, me seriozitet dhe pa u futur në rrugën e parodisë.
– Nëse do të të pyesja për historinë e jetës tënde, cilën pjesë do të veçoje si më interesanten për të më treguar?
– Jeta ime ka qenë e mbushur me shumë ndodhi nga më të ndryshmet dhe nuk mund të veçoj diçka, por ndoshta lindja e fëmijëve të mi, marrëdhënia me ish-et, gëzimi i ardhjes në jetë të engjëjve, një mori emocionesh të shkrira në një rrugë jetësore.
– Dikur ke kënduar “Chupa-Chupa”… Po nesër, për çfarë do të këndoje?
– Unë kam rreth 3 vjet që kam marrë një tjetër kthesë në muzikë, sot i këndoj ndjenjës e njeriut. Edhe nesër, do t’i këndoj ndjenjës dhe njeriut.
– Çfarë duhet bërë për të qenë në standardet e muzikës botërore?
– Sado talent dhe artist të jesh, në këtë vend ne nuk kemi lidhjet e duhura menaxheriale për të depërtuar në tregun botëror. Nuk mjaftojnë ca cica dhe shalë.
– Sa për qind talent dhe sa për qind punë mendon se nevojitën për të arritur atë që dëshiron?
– Në fakt, kjo gjë ndahet gjysmë përgjysmë, por kam përshtypjen se duhet më shumë punë.
– Më mirë këngëtar apo…
– Më mirë artist.
– Ligji yt i muzikës?
– Të jesh i vërtetë.
– Në këngët e tua vihen re tematika reale. Cilën temë nuk e ke prekur ende?
– Një këngë për kafshët, që mund ta bëj së shpejti.
– Gjithashtu, në këngë, ti edhe ironizon. Mbi ç’qëllim mbështetet kjo?
– Mbi të vërtetën, mbi luftën ndaj injorancës.
– Je edhe ti i mendimit se disa personazhe publike në Shqipëri i ka prekur deliri i madhështisë?
– Janë të shumtë këta, por ka yje, ka edhe meteorë.
– Cili prej tyre të duket më i thjeshtë?
– Unë, vetja ime.
– Je dakord me shprehjen: “Mos prit mirënjohje nëse bën mirë”?
– Unë bëj gjithmonë mirë, kur kam mundësi. Mosmirënjohja është virtyt i injorantit të lig.
– Vendi yt i preferuar për të shijuar një kafe…
– Roma. Gjysma e zemrës më ka ngelur atje.
– Cilin person do të zgjidhje për t’i rrëfyer diçka?
– Një shok apo një shoqe të ngushtë.
– Je rrëmujaxhi i thekur apo maniak pas rregullit?
– Të dyja, varet nga rrethana…
– Nëse do të kishe mundësi, çfarë do të doje të zhdukje?
– Injorancën.
– Po të shpikje?
– Dashurinë me kontratë.
– Je i dashuruar në këtë moment?
– Jo.
– Kur një këngëtar quhet i dështuar?
– Kur këndon diçka që e urren.
– Ti vetë, e ke frikë dështimin apo nuk do ta kishe problem ta nisje gjithçka nga zeroja?
– E kam bërë disa herë. Vullneti i fortë dhe puna, më kanë ringritur.
– Me cilin kod do ta mbyllim intervistën?
– #djalimelulenëkokë.

Në botën e Kastro Zizos
– Ka ngjyra në botën tënde?
– Bota ime është plot me ngjyra.
– Ke probleme me policinë, në botën tënde?
– Asnjëherë, policët më duan shumë.
– Sa romantik është Kastroja?
– Shumë, nëse ka femrën e duhur.
– Sa besnik?
– Kur është femra e duhur, jam besnik, shumë besnik.
– Tipi i femrës që të pëlqen?
– Nuk kam një tip specifik.
– Tatuazhet… M’i thuaj me radhë se e di që ke shumë!
– Nuk mundem, për këtë, duhet të më zhveshësh… (Qesh)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Aliji: Gjaku më thërret!

Next Post

5 qytete të bukura ballkanike

Advertisement