– Ç’do të thotë të vizatosh portretin e një mashkulli në letër dhe të mendosh me veten: “Ky është mashkulli që dua!”. Unë e ndieja që ky person ekzistonte vërtet. Jam zgjuar e qeshur nga ëndrra.
– Është ëndërr pozitive, besoni në atë çfarë keni shikuar në ëndërr dhe do t’ju bëhet realitet. Mendojeni mashkullin që dëshironi të keni në krah, dëshirojeni atë me gjithë forcën e shpirtit dhe kjo do t’ju realizohet. Ka persona që i kanë të forta ndjesi të tilla dhe u dalin vërtet në realitet. Edhe ëndrra juaj flet për diçka të tillë; jeni person telepatik.
Advertisement