– Kam parë në ëndërr motrën time duke pirë qumësht. Unë i thashë: “Po ti nuk e pi kurrë qumështin, si ka mundësi?”. Më tha që nuk ndihej mirë shpirtërisht, ndaj i dhimbte stomaku. A ka ndonjë kuptim kjo ëndërr?
– Sigurisht që ka një kuptim, do të thotë që motra juaj po vuan vërtet. Ajo ndihet bosh dhe ka nevojë për dikë që t’i qëndrojë afër, ta ngacmojë pak, që të nxjerrë atë çfarë e mundon. Qumështi është përbërës qetësues dhe ushqyes, pra, kjo ëndërr tregon se ajo ka nevojë për diçka të tillë, por nga një person, nga ju, për shembull. Nëse nuk ka lidhje me motrën tuaj, atëherë kjo ëndërr kalon automatikisht te ju, që do të thotë se jeni ju ajo që keni nevojë për motrën tuaj dhe për t’u hapur me të.
Advertisement