Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Udhëtim i paimagjinueshëm

– Kam parë në ëndërr një udhëtim të paimagjinueshëm në Florida, me të dashurin. Gjithçka ishte perfekte, luanim, bënim shoping, ishim një nga ato çiftet e internetit. Ishte udhëtim 1 ditor dhe të nesërmen duhej të ktheheshim, por po përpiqeshim t’i merrnim leje mamit tim për njëfarë arsyeje që nuk e di. Gjithçka ishte e bukur, por në fund të ëndrrës unë bërtita dhe thashë: “Shiko si më është bërë fytyra!”. Ai u përgjigj: “S’ka asgjë, thjesht jemi djegur nga dielli. Unë të dua shumë”. Fytyra ime ishte bërë me flluska dhe unë fillova t’i hiqja një nga një, ama nuk dilnin si këto të zakonshmet kur ke akne. Në momentin që unë i hiqja, ato zhdukeshin. Dua të di se çfarë kuptimi ka…
– Nga ëndrra kuptohet që ju keni mall për të dashurin tuaj. Edhe nëse e keni pranë, në një mënyrë të çuditshme ai ju mungon, keni shumë mall për të. Ndieni mungesën e afeksionit nga ana e tij, ndaj edhe e keni parë një ëndërr të tillë. E djegura në fytyrë dhe flluskat, janë një siklet që do ta kaloni ose që e keni kaluar, por është në dorën tuaj ta kaloni çdo pengesë apo problem që keni. Nëse ka diçka që doni t’ia shprehni të dashurit është momenti që t’ia thoni, edhe nëse ndjeni mungesën apo afërsinë e tij. Diskutimi i hapur vetëm do ta kthjellojë marrëdhënien tuaj dhe do ta merrni vesh se ku ndodheni dhe çfarë roli luani ju në jetën e tij. Më mirë tani sesa t’i lini gjërat të zvarriten. Gjithçka do të kalojë shumë lehtë dhe në fund, do të ndiheni e çliruar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krimba në trup

Next Post

Veshur me të zeza

Advertisement