– Po dilja nga mësimi me shoqen time dhe kur po i afroheshim një ure, ajo u largua. Papritur pashë djalin që më pëlqen. Ai ishte me një shok dhe ai shoku po i thoshte: “Ik, ik, thuaji që e pëlqen, thuaji se e do”. Ai erdhi drejt meje. Në dorë kishte një palë syze dielli që m’i dha dhe më pas, u largua. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr?
– Kuptimi është i qartë fare, ju e pëlqeni këtë djalë dhe dëshironi shumë që ai ta marrë guximin dhe të vijë t’ju flasë, t’ju ftojë për kafe, pra, të lidheni me të në njëfarë mënyre. Ju e mendoni kaq shumë saqë është e pamundur të mos e shikoni në ëndërr, ama ëndrra ju paralajmëron të bëni kujdes dhe të mos fiksoheni pas tij. Nëse shikoni që edhe ai ka interes për ju, atëherë afrohuni me të nëpërmjet shoqërisë së përbashkët. Nëse nuk ka interes, lërjani fatit në dorë, por mos i shkoni ju pas. Pëlqimi duhet të jetë i dyanshëm, jo vetëm nga ana juaj. Syzet që ju ka dhuruar, përfaqësojnë intuitën, që do të thotë se duket të bëni kujdes. Nëse nuk ka interes ndaj jush, duhet të mos i jepni shenja që e pëlqeni më shumë seç duhet!