Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kushërira dhe ish-i dashuri i saj

 

– Kam parë në ëndërr një kushërirë që ishte e fejuar para 15 vitesh, por e la të fejuarin e u martua me një të huaj. E pashë sikur kishte ardhur në shtëpi dhe në ato momente u shfaq ish-i fejuari i saj që nxori një pistoletë dhe tentoi ta qëllonte. Unë i dola para dhe iu luta që të mos e qëllonte, e futa në një dhomë dhe i mbylla derën. Ndërkohë, i thashë kushërirës të largohej nga shtëpia. Ishte natë dhe ajo u largua duke mbajtur një dritë të ndezur. Aty u shfaq vëllai i kushërirës që ka disa vite që ka vdekur dhe kërkoi ta shoqëronte. Edhe vëllai im kërkoi ta shoqëronte. Pastaj pashë në dhomën që e kisha mbyllur ishi-n e saj, por ai kishte dalë. Babai thoshte: “Paska marrë pushkën që kam pasur”. Unë isha e tmerruar se do të dëgjoja krisma dhe më doli gjumi. Përpara se të më dilte gjumi, shikoja dhe ca mure oborri të shembura. Ju lutem, ma shpjegoni këtë ëndërr se më ka ngelur në mendje.

– Një ëndërr të tillë duket se e keni parë për shkak të ndonjë diskutimi rreth asaj ngjarjeje që ka ndodhur shumë vite më parë me kushërirën tuaj. Diçka është përfolur dhe diskutuar, kjo është një nga arsyet. Nëse nuk është kështu, atëherë ëndrra ka lidhje drejtpërsëdrejti me ju që e keni parë. Keni një lloj konflikti me veten, por edhe me personat që ju rrethojnë, por më shumë në jetën tuaj private. Duhet të keni kujdes, sepse pistoleta që keni parë përfaqëson persona që nuk janë pozitiv ndaj jush. Duhet të keni kujdes nga miqtë fallco dhe nga ambientet agresive sepse ju e keni në natyrë t’i dilni në mbrojtje çdokujt dhe jeni gati të sakrifikoni edhe veten, ama ky gjest nuk ia vlen të bëhet për çdokënd. Muret e rrëzuara tregojnë besimin tuaj të thyer dhe njëfarë vetizolimi. Ju duket sikur bota rreth jush është shembur, për arsye që vetëm ju i dini, ama ëndrra ju thërret të zgjoheni dhe të jetoni jetën tuaj pa pishmane apo pa e kthyer kokën pas. Jeta është tani, nuk është as ajo që iku e cila sigurisht ngelet histori, por as e nesërmja, sepse nuk e dimë asnjëri nga ne se çfarë sjell. Ndaj jetoni të tashmen dhe mendoni më shumë për veten tuaj.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

I dashuri dhe errësira

Next Post

Si ta ul barkun që më rri i fryrë?

Advertisement