Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A është favizmi alergji ndaj bathëve?

 

 

Një ndër perimet e pranverës janë edhe bathët. Të gjithë e dimë që ato kanë shumë substanca të mira për shëndetin tonë, por, për fat të keq, disa njerëzve u mungon një lloj enzime në gjak, që ua bën të pamundur konsumimin e tyre, sepse kjo përbën rrezik për shëndetin. Në këtë rast, bëhet fjalë për favizëm (fava-bathë).

Advertisement

 

– Nga ndryshon favizmi nga alergjia ndaj bathëve?

– Favizmi dhe alergjia ndaj bathëve nuk janë e njëjta gjë. Nuk duhet ngatërruar favizmi, që është një sëmundje, me alergjinë ndaj bathëve, që është një alergji ushqimore e cila prek afro 3% të njerëzve, sidomos fëmijët. Sido që të jetë, bëhet fjalë për një alergji pak a shumë të rrallë.

– Cilat janë shkaqet e favizmit?

– Favizmi është një sëmundje që shkaktohet nga një defekt i lindur, nga mungesa e një enzime që zakonisht gjendet në rruazat e kuqe. Ky defekt trashëgohet nëpërmjet kromozomit X. Favizmi prek në formë të rëndë meshkujt, ndërsa femrat janë mbajtëse të shëndetshme dhe mund t’ua transmetojnë këtë defiçit gjenetik fëmijëve meshkuj, ose të sëmuren në formë të lehtë. Favizmi është një sëmundje e përhapur sidomos në Sardenjë dhe në Greqi, në Azinë jugore dhe në Afrikë. Enzima në fjalë është glukoza-6-fosfat-hehidrogjenaza (G6PD). Prindërit e prekur nga kjo sëmundje mund t’ua kalojnë sëmundjen fëmijëve, te të cilët zakonisht, sëmundja paraqitet në formë më të lehtë. Konsumimi i bathëve i ekspozon të sëmurët ndaj rrezikut të krizave hemolitike (shkatërrimin e rruazave të kuqe të gjakut), sepse këto perime kanë brenda tyre substanca si divicina dhe konvicina.

– Kur shfaqen simptomat e sëmundjes?

– Ato shfaqen pas 12-24 orë pas ngrënies së bathëve të freskëta. Në rastet më të rralla, shkatërrohet afro gjysma e rruazave të kuqe të gjakut dhe njeriu merr një ngjyrë të verdhë të fortë, një si zbehje. Lëkura dhe mukozat bëhen shumë të zbehta, urina merr ngjyrë dhe mund të shfaqen shenjat e një kolapsi të sistemit kardiovaskular (ndalim i zemrës). Simptomat kryesore të favizmit janë:

– rritje e papritur e temperaturës, zvedhje e lëkurës dhe e mukozave.

– urinë shumë e ngjyrosur, e verdhë në portokalli.

– zverdhje, ligështi, gjendje e përgjithshme jo e mirë.

– frymëmarrje me vështirësi dhe shpesh.

– puls i shpeshtë, por i dobët, që mezi ndihet.

– Si mund të diagnistikohet favizmi?

– Dagnostikimi i favizmit bëhet falë një analize gjaku specifike që shërben për të përcaktuar praninë e enzimës G6PD në rruazat e kuqe. Analiza bëhet si për të diangostikuar sëmundjen e vërtetë, si për të identifikuar mbajtësit e shëndetshëm të favizmit.

– Cila është kura dhe cilat ushqimet duhen evituar?

– Për momentin nuk ekzistojnë kura dhe zgjidhje të vërteta për të parandaluar simptomat e favizmit, përveç evitimit të ushqimeve dhe të ilaçeve që shkaktojnë krizat. Ai që ka mungesën e kësaj enzime në gjak duhet të evitojë: Bathët, bizelet, kikirikët, verbena hybrida (lloj bime), disa ilaçe (si sulfamidet, saliciliket, kinidinën, menadionen) dhe luipinin (lloj bathe e verdhë). Disa pacientë preferojnë të evitojnë edhe: Të gjitha perimet, përfshi sojën dhe nënproduktet e saj, boronicat, verën e kuqe, ujin tonik. Këto ushqime dhe ilaçe veprojnë si faktorë nxitës të favizmit duke penguar veprimin e enzimës dhe duke varfëruar edhe më shumë rruazat e kuqe prej saj. Duhen evituar edhe kënaja e zezë, e kuqe dhe ngjyrosës të tjerë, të përdorur për tatuazhe të përkohshme dhe bojë flokësh te gratë. Kur favizmi shkakton kriza hemolitike, e vetmja zgjidhje është transfuzioni i gjakut që duhet bërë sa më shpejt. Personi duhet transportuar menjëherë në spital. Mund të nevojiten edhe shumë transfuzione. Ato janë thelbësore, sepse favizmi në fazën akute mund të shkaktojë një anemi të thellë. Këshillohet që edhe prindërit e personit të sëmurë të bëjnë analiza për të identifikuar sëmundjen.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mund të ketë alergji një 3-vjeçar?

Next Post

VIP-at thonë për... seksin

Advertisement