Stiven Hokingu, një nga fizikanët më të shquar të botës, që merret edhe me studimin e Gjithësisë, mendon se “vrimat e zeza”, në kuptimin klasik që u jepet atyre, në fakt, nuk ekzistojnë fare, prandaj është e nevojshme të rishikohet, sipas tij, vetë koncepti, një nga parimet bazë të teorisë së ekzistencës së tyre, që ka të bëjë me të ashtuquajturat “ngjarje horizontale”… “Së pari, kur s’kemi “vrimë të zezë” është e kotë të flasim për një fenomen që s’ndodh dhe nuk mund të ndodhë, është shprehur shkencëtari, por, nga ana tjetër kalimi nëpër atë zonë, në “horizontin” e saj, është diçka e pamundur si për materien, ashtu edhe për energjinë. Kjo ndodh për arsye se atje, në ato “horizonte”, gravitacioni bëhet aq i fortë sa mund të shpëtosh (shkëputesh) prej tij vetëm po të rritësh shpejtësinë e dritës, që është shpejtësia maksimale dhe e pakapërcyeshme në Gjithësinë tonë.
Por, a ka vallë ndonjë rrugëdalje për t’u “shkëputur” nga kjo forcë gravitacioni, a ka ndonjë mënyrë “për të dalë, si të thuash, nga ky “burg i sigurisë së lartë”?”, pyet Hokingu.
Po, ka një rrugë hipotetike. Sipas teorisë së kuantit, pohon po vetë Hokingu, ka mundësi të arrihet që ato “horizonte” të “përshkohen”… Veçse dalin disa probleme: Së pari, kufi i përcaktuar me saktësi i “horizontit” nuk ekziston, ndërsa efektet, po të nisesh nga Teoria e Kuantit, në periferi të “Vrimës së zezë” deformojnë shumë hapësirën (periferike) dhe kohën, madje deri në atë masë sa në një moment të caktuar, “pengesat” mund të zhduken fare dhe objektet fitojnë “aftësi penetruese”, pra, bëhen ne gjendje që të kthehen në “botë reale”. Kështu, si përfundim mund të themi se “vrimë të zezë” nuk ka dhe nuk është kufiri që quhet “horizonti i vrimës së zezë” që nuk lë të kalojë asnjë energji apo objekt materal përmes tij (se gllabërohet), por sepse veprojnë forca manjetike shumë të mëdha që i pengojnë ato “në lëvizjen” e tyre. Për këtë, sipas teorisë së kuantit, duhet shtuar shpejtësia e dritës, që është shpejtësia maksimale e pakapërcyeshme në Gjithësinë tonë.