Ai është 28 vjeç, është nga Gjakova dhe është lidhur me muzikën që në vogëli. Marin Raja, djaloshi simpatik me një zë të veçantë po bën emër në muzikë. Dëshira për tu marrë me muzikë ka qenë e hershme por ai ka mundur ta bëjë realitet vetëm 4 vitet e fundit Ai ka një album në treg me titull “Amerika” të punuar nga “Eurolindi” ne Kosove, por ne në youtube mund të gjenden edhe shumë këngë të tij, të këndura live, sepse synimi i Marinit është të këndojë gjithmonë live. “E dua muzikën e kënduar live, sepse është muzikë që këndohet me shpirt”:- thotë ai I pyetur se pse e do kaq shume muziken live. Ai po përgatit një klip, klipin e parë të tij, me të cilin do të prezantojë veten te publiku ashtu siç ajo dëshiron, me më të mirën e mundshme. Këngëtari Marin Raja, për vitin në vazhdim, më saktë për sezonin veror që po vjen, premton që do të jetë edhe me aktiv me këngë të ndryshme të përshtatshme për sezonin. Ai premton një album të ri por edhe një videoklip me të cilin do merret me detaje për të realizur maksimumin e tij.për të ardhmen. Ai aktivitetin e tij e zhvillon kryesisht në Kosovë ku edhe punon dhe vepron por synimi i tij nuk ndalet me kaq, ai dëshiron që të këndojë kudo ku ka shqiptarë, të çojë këngën shqipe në Diasporë por edhe në shumë vende të tjera të botës. Perveç kësaj, Marini është i angazhuar edhe në Kosovë ku këndon nëpër dasma të ndryshme. Ne I urojmë Marinit, suksese dhe sa më shumë këngë të bukura në treg.
Advertisement