Një ditë… Kushtim për Noelin. Do vijë një ditë e do rritem, çapkën s’do të jem si tani. S’do të shoh ndoshta ëndrra me zana, ndoshta s’do shkruaj as poezi! Pas hënës s’do rend si tani, s’do eci nën shi pas ylberit, copëza pasqyre s’do mbaj, të luaj me rrezet e diellit! Në qiell s’do lëshoj më balona, mbi to emrin tim s’do qëndis, një ditë netëve s’do kap xixëllonja! Mbi ballë e mbi flokë t’i ngjis! Ç’ëndrra do të shoh kur të rritem, ç’do bëhem një ditë s’e di! Veç nga çdo moshë do kërkoja, të ndieja pak fëmijëri. Alban Arapi për Noelin, me rastin e ditëlindjes.
Për pronaren e pastiçerisë përballë “Nikel Dardani”. Zonja Arjana është një nga zonjat më të njohura në Fushën e tregtisë, por edhe shembulli më i vyer i gruas me zemër të madhe njerëzore. E gjithë ndihma, respekti e dashuria shkon me virtytin më të bukur të thjeshtësisë e përkushtimin që e karakterizon në vetvete. Njerëz si Arjana i bëjnë nder jo vetëm familjes së tyre, por edhe shoqërisë ku jetojnë me dinjitet të plotë. Me këtë rast i uroj gjithë të mirat në jetë, shëndet, jetë të gjatë, Zoti qoftë me të! E mira, dashuria e konsiderata qofshin në jetë e zemrën tuaj! Margarita e Alban Arapi.
Ne jete gabojmë per te mesuar dhe mesojmë per te mos gabuar me nga Xhelozja e Nardit.
Jeta nuk perseritet e vetmja qe nuk duhet shpenzuar kot është koha nga Xhelozja e Nardit.
Befas per ty ndjeva mall Dy sytë e tu befas i kujtova dhe qielli emrin tënd e shkroj me zjarr ne buzet e mija mermeriti emri yt une per ty ndjeva mall. Nga Pedagogia e psikologjisë