Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Horoskopi 2016
Arlind Ajeti: Ku e gjeta forcën për të reaguar…
Lindita Halimi: Si arrita tek “American Idol”

Arlind Ajeti: Ku e gjeta forcën për të reaguar…

Shumë arsye për ta shtyrë debutimin e tij në Serinë A, nga dokumentacioni i vonuar e deri te mosnjohja e gjuhës italiane, e bënë debutimin e Arlind Ajetit të dukej si një “odise” e pakuptimtë… Dhe, sikur të mos mjaftonin, në rastin e parë të rrezikshëm të ndeshjes, topi i goditur nga Defreli u përplaset në këmbët e tij dhe përfundoi në portën e Frosinones duke shkaktuar autogol. Duhet të ketë qenë ndoshta momenti më i vështirë, por pikërisht nga ky episod, mbrojtësi kuqezi gjen forcën që të reagojë dhe, në fund të pjesës së parë, godet mjeshtërisht me kokë në qendër të zonës së rreptësisë së vendasve, duke e dërguar topin në rrjetë. Goli i parë për të në Serinë A, me Frosinonen dhe festa e papërmbajtshme, duke hapur krahët. Asnjë shqiponjë, asgjë patriotike, por thjesht një emocion i madh, sepse Ajeti është gatuar në këtë formë; ka pritur momentin dhe ka goditur. Ndoshta për të kujtuar se ai di një gjuhë dhe është ajo e golit! Për gazetën “ Intervista” mbrojtësi i Shqipërisë do të rrëfejë nga emocionet e golit deri tek Andioni… djali i tij që merr edhe dedikimin paraprak.

 

Eraldo Harlicaj: – Përshëndetje Ajeti dhe urime për golin! Emocion i madh të shënosh në Serinë A…

Advertisement

Arlind Ajeti: – Përshëndetje juve dhe falemiderit për vëmendjen. Ishtë një moment që për mua ndez shumë ëndrra dhe më hap akoma oreksin për suksese.

– Ndjesia e parë pas shënimit të golit?

– Kënaqësi shumë e madhe, nuk mundem ta përshkruaj me fjalë. Ishte ndeshja e parë pas një kohe të gjatë dhe shënova që në debutim. Ndodhi gjithçka në këtë takim, pasi mora një goditje menjëherë me atë autogol që bëra, pasi u vura në kontakt gabimisht me topin dhe duhej të gjeja forcë për të reaguar dhe për të bërë më të mirën. Nuk ishte e lehtë.

– A kishte frikë se mos gaboje?  

– Frikë nuk kam arsye pse të kem, pasi nuk duhet të mendoja për të.

– Po emocione?

– Emocione kisha pak, por si gjithmonë përpara një ndeshjeje futbolli, jo ndonjë emocion të veçantë, pasi emocionet mund të ndikojnë edhe për keq në këto situata.

– Aventura nuk nisi aq mirë, pasi devijimi i pafat në portën tënde solli autogol për ekipin tënd…

– Për mendimin tim, nuk është asgjë. Sasuolo ka pasur edhe shumë raste dhe goditje të tjera. Thjesht, janë gjëra që ndodhin kur je në mbrojtje. Nuk duhet ta mendoja dhe ta mbaja mendjen aty, pasi kjo është një gjë që ndodh.

– Megjithatë, sipas specialistëve të futbollit italian, është cilësuar si “autogol”…

– E pranoj, sepse është fakt, por s’jam i mërzitur nëse është apo jo autogol, por sepse e pësuam në atë moment. Siç e thashë, i ndodh gjithkujt.

– Kujt ia dedikon golin?

– Djalit tim, Andionit, i cili ka pasur ditëlindjen më 5 janar dhe s’kisha mundësi të festoja me familjen pasi isha në grumbullim me skuadrën.

– Cili ka qenë personi i parë që të ka uruar, apo të ka dërguar mesazh pas ndeshjes?

– Kam pasur shumë mesazhe dhe urime prej shumë njerëzve, por personi i parë ishte tim atë. E dija që gjithë familja ime kishte parë ndeshjen dhe që ishin bashkë, ndaj bisedova me të gjithë, me nënën time, gruan dhe vëllezërit.

– Ke raport të veçantë me babain?

– Sigurisht, gjithmonë i telefonoj pas ndeshjes, sepse ai merr vesh pak më shumë nga futbolli sesa mami dhe gruaja… (Qesh)

– Mund të na e shpjegoni se si është ajo puna e gjuhës italiane që ju ka penguar të luani gjatë kësaj kohe, siç është shkruar në shtypin italian?

– Është një gjë normale, s’mund ta mësoj gjuhën në vetëm 3 javë, por nuk besoj se është kjo arsyeja se pse nuk luajta më parë… Jam munduar që në çdo stërvitje të jap më të mirën dhe të tregoj veten, por në fund trajneri ka bërë zgjedhjen e tiij, duke vendosur se kush do të luajë. Arsyen e saktë, pra, nuk e di as unë.

– Sigurisht, italishten duhet ta kuptoni pak, nisur edhe nga fakti se veshi juaj e dëgjon në grumbullimet me Kombëtaren…

– Në Kombëtare, kur kam paqartësi, ma shpjegon dikush në shqip, ndërsa këtu te Frosinone askush nuk di anglisht, ndaj më duhet të mësoj italisht. Jam i detyruar! (Qesh) Akoma nuk jam ambientuar plotësisht këtu, por do të mësohem… Më pëlqen Italia.

– Në fushë, gjuha e vetme është futbolli… Mendoni se do të keni përsëri probleme në këtë aspekt?

– E vërtetë, në fushë është një gjuhë. Shpresoj që edhe trajneri të ketë marrë një sinjal pozitiv.

– Të flasim për Kombëtaren. Si e prisni aventurën në “Euro 2016”?

– Shpresoj të jetë sa më e mirë për Shqipërinë. Do të bëjmë më të mirën për të arritur diçka në këtë aventurë të re për ne. Do të mundohemi dhe jam i sigurt se do t’ju bëjmë krenarë, por nuk më pëlqen të flas para kohe.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Horoskopi 2016

Next Post

Lindita Halimi: Si arrita tek “American Idol”

Advertisement