Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Për ty…
Dua të bëj divorc, por kam frikë mos më merr pronën
Si të përfitoj bursë studimi në Itali?

Dua të bëj divorc, por kam frikë mos më merr pronën

 

– Përshëndetje zoti avokat. Unë që po ju shkruaj jam Ana nga Tirana. Kam 20 vite që jam martuar me bashkëshortin. Gjatë këtyre viteve kemi jetuar e punuar në Greqi dhe nga kjo martesë kemi dy fëmijë, njëri 18 vjeç dhe tjetri, 19 vjeç. Pas martesës kemi blerë 3 apartamente në Tiranë. Nga gjendja ekonomike nuk jemi keq, por bashkëshorti ka rreth 5 vite që sillet si adoleshent duke më tradhtuar me femra të tjera. Ka rreth 2 vite që është larguar nga shtëpia dhe jeton me të dashurën e tij e cila është 15 vjet më e vogël. Është bërë e padurueshme kjo sjellje e tij, pasi unë kam sakrifikuar shumë për familjen. Edhe ai ka punuar shumë, por nuk e kuptoj këtë ndryshim që ka pësuar këto vite. Dua të bëj divorcin, por kam frikë mos më merr pronën bashkëshorti me gjithë të dashurën e tijm pasi në certifikatën e pronësisë figuron emri i tij dhe emri im nuk figuron fare. A mund të më ndihmoni ta ndjekë zyra juaj këtë procedurë?

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: – Përshëndetje zonja Ana, ju falënderoj shumë që kontaktuat me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Më vjen shumë keq për marrëdhëniet e krijuara mes jush dhe bashkëshortit tuaj por duhet të bëheni e fortë dhe të ecni përpara pasi jeta nuk përfundon me kaq.

Advertisement

– Në lidhje me problemin që më paraqisni, në momentin që bashkëshorti largohet nga shtëpia dhe nuk realizon asnjë detyrim familjar i cili është edhe i rregulluar me ligj, pra, me kodin e familjes, martesa në këtë rast e ka humbur qëllimin për të cilin është krijuar. Kjo është rruga e duhur që ju duhet të ndiqni, pasi bashkëshorti juaj në rastin konkret nuk përmbush detyrimin e besnikërisë bashkëshortore dhe nuk interesohet për pjesëtarët e familjes së tij, qoftë edhe duke i ndihmuar moralisht dhe shpirtërisht.

– Prona që ju keni blerë pas martesës është edhe e juaja si bashkëpronare, ndonëse emri juaj nuk figuron në certifikatat e pronësisë. Kjo, pasi legjislatori e ka përcaktuar këtë në kodin e familjes si regjistrim pasuror bashkëshortor i të dy bashkëshortëve nëse më parë ata nuk kanë nënshkruar një kontratë paramartesore për ndarjen e regjimit juridike të pronës. Me këtë informacion që ju jepni, i bie që ju nuk keni nënshkruar ndonjë marrëveshje më parë, kështu që duhet të rrini e qetë pasi kjo është pronë e të dy bashkëshortëve, pra, është edhe e juaja.

– Ju duhet të ngrini kërkesë padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me objekt: zgjidhjen e martesës dhe pjesëtimin e pronës ose mund të ngrini fillimisht padinë për zgjidhjen e martesës dhe pasi ky vendim merr formë të prerë, duhet të ngrini padinë vetëm për pjesëtimin e pasurisë.

– Në rastin tuaj unë do t’jua sugjeroja që në të njëjtin objekt padie t’i përfshinit të dyja, pra, zgjidhjen e martesës dhe pjesëtimin e pasurisë, pasi nuk keni fëmijë të mitur për të cilët mund të kërkonit kujdestarinë dhe do ta kishit emergjente zgjidhjen e martesës. Për çdo informacion të detajuar, jeni e mirëpritur pranë Studio Ligjore “Duraj” pasi ne jemi të specializuar në këtë fushë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Për ty…

Next Post

Si të përfitoj bursë studimi në Itali?

Advertisement