Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

NJERIU QE BENTE SHAKA ME VDEKJEN

medi“Mos u çudisni nëqoftëse, kur të vdes, rrugës për në varreza, do hap kapakun e arkivolit dhe do i them shoferit: “A ta marr unë makinën deri sa të arrijmë?”… Ja, ky ishte Medi Koxhaj, njeriu i mirë dhe gjithmonë me shakanë në majë të gjuhës e buzëqeshjen në shpirt, njeriu që, pikërisht, në ditën e ndërrimit të viteve iku nga kjo botë. Iku shumë para kohe, ndofta për të vërtetuar atë fjalën e urtë që “Më të mirët ikin më shpejt”….

Kjo botë, duke nisur nga dita e parë e vitit do të ketë më pak, jo një njeri të zakonshëm, por një njeri që rrallë i vjen asaj, një njeri nga ata që sot i gjen gjithnjë e më rrallë. Njeri i mbushur plot me mirësi, gazetar i talentuar, ekonomist i përkryer, me njohuri për ekomominë më të shtumta e të thella se ata që sot kapardisen tribunave e ekraneve, biznesmen shumë i sukseshëm, prind e bashkëshort shembullor…

Mediu do t’u mungojë shumë njerëzve, do i mungojë familjes, punëtorëve të shtypshkronjës së tij, bashkëpunëtorëve, miqve e të njohurve, por jam i sigurt se ai do të jetë përditë pranë nesh, pranë atyre që e kanë njohur, me mirësinë e tij, me buzeqeshjen dhe shakanë, që nuk e hiqte nga goja. Po, mbi të gjitha, ai do të jetë pranë nesh se do ta kujtojme gjithmonë për kurajon  dhe forcën që pati ai për të përballuar semundjen e rëndë që kaploi që prej 5-6 vjetësh…

Advertisement

Ai e luftoi atë me ilaçe, por edhe me te qeshur. Ai ishte njeriu i rrallë që bënte shaka me sëmundjen, njeriu që i thoshte doktorit para operacionit: “Më hiq sa duash nga pjesët e trupit, vetëm sëmundjen mos ma lër në trup!”. Apo do ma bësh me zinxhir kësaj here barkun o doktor që ta kesh më të lehtë për ta hapur herën tjetër?!”. Dhe, ndofta ngaqë u tall me sëmundjen, ajo nuk e kurseu. E sulmoi me ushtri metastazash dhe me dhimbje të padurueshme. Por ai, mes dhmbjesh, prapë e bënte shaka: “Më dhembin gjithë pjesët e trupit, veç atyre që kam hequr…” thoshte, kur e pyesnim se si ndjehej…

Por luftëtari i madh i jetës, sfiduesi disa herë i vdekjes, pasi luftoi pesë vjet kundër saj, pasi doli fitimtar në shumë beteja, më në fund u dorëzua… për të mos u harruar kurrë, si njeriu i fortë, njeriu i mirë, si njeriu i qeshur që bënte shaka me të gjithë. Edhe me vdekjen…

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

HOROSKOPI DHE DIETA

Next Post

Ja sesi duket Eni Koci natyrale (foto).

Advertisement