Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Im shoq tentoi të më vriste. Çfarë rruge ligjore të ndjek?

– Përshëndetje! Quhem Anisa dhe jam nga Tirana. Problemi im është se nuk ia kaloj aspak mirë me tim shoq. Para disa vitesh ai pësoi një aksident jashtë shtetit (Itali). Nga ky aksident përfitoi një pension të përjetshëm prej 730 euro në muaj. Ka 1 vit e gjysmë që na mashtronte me arsyen që ia kanë bllokuar meqenese jemi në proces gjyqësor për një dëmshpërblim që mund të marrë nga firma e ndërtimit në të cilën u aksidentua. Problemi është se 1 vit e gjysëm ai i ka marrë çdo muaj 730 euro dhe ka luajtur bixhoz rregullisht. Është mbytur në borxhe gjithandej dhe familjes nuk i përgjigjet për asgjë. Ne kemi edhe një fëmije rreth 3 vjeç. Deri me sot na ka ndihmuar vjehrri. Kam punuar edhe unë disa kohë që i jam përgjigjur fëmijës. Nga presioni dhe stresi, ai ka patur raste që ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj meje, ndërsa dhuna psikologjike nuk llogaritet. Nuk e kam denoncuar asnjëherë! Pas një sherri në 1 të natës (sepse nuk i dhashë një gotë ujë) më hodhi duart në fyt. Nuk e kisha ndjerë veten më keq se atë ditë, u ndjeva vërtet e rrezikuar. Që nga ajo ditë (para një jave) kam vendosur të ndahem. Nuk e duroj dot më. E kam toleruar për vite te tera, kam qenë e martuar, por pa burrë. Unë flija vetëm sepse ai nuk më vinte kurrë në shtëpi, më thoshte që punonte në një klub nate, por ishin mashtrime. Ju lutem, a mund të më këshilloni diçka sepse nuk di si të veproj? Kujt i takon fëmija? A përfiton gjë ai, mëqenëse të ardhurat e tij janë: pension invaliditeti? Shtëpi nuk ka as ai, as unë. Ju falënderoj përzemërsisht. Gjithë të mirat.

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: –  Përshëndetje Anisa, më vjen shumë keq për gjithë këto vështirësi që po kaloni. Duhet të bëheni e fortë dhe të ndihmoni bashkëshortin tuaj nga ky ves që e ka mbërthyer. E kuptoj shqetësimin tuaj pas asaj që ju përshkruani lidhur me marrëdhëniet që keni midis jush, por aksidenti që i ka ndodhur bashkëshortit, mund ta ketë shkatërruar atë psikologjikisht, ai mund të jetë i pamotivuar e të jetë bërë pesimist. Dua t’ju informoj që bixhozi është bërë një ves dhe arsyeja kryesore që çiftet shkojnë drejt zgjidhjes së martesën, pasi problemet ekonomike janë ato që sjellin sherr në çift, mosplotësimi i nevojave për fëmijën dhe shpenzimet, që janë të mëdha në një familje të ditëve të sotme. Unë ju sugjeroj që ju të gjeni forcë dhe kurajo të hidhni poshtë çdo gjë që ju ka ndodhur gjatë këtyre kohëve, të diskutoni me bashkëshortin dhe të gjeni gjuhën e përbashkët për t’ia filluar edhe njëherë nga e para, ku ai të lërë bixhozin dhe nëse është i aftë për punë, të gjejë një punë që të sjellë të ardhura për familjen. Familja nuk mbahet vetëm nga një pjesëtar, por duhet të jenë të gjithë anëtarët e saj në harmoni mes tyre. Edhe kur ndonjëri prej tyre është në vështirësi, anëtarët e tjerë do t’i vijnë në ndihmë si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ajo shpirtërore. Pra, mes anëtarëve në familje duhet të ekzistojë marrëdhënia dhe dashuria reciproke.  Pasi t’i konsumoni këto rrugë për t’u pajtuar, nëse edhe pas përpjekjeve tuaja qëndrimi juaj me bashkëshortin bëhet i padurueshëm dhe shikoni që e vetmja zgjidhje është divorci, atëherë mund të shkoni në rrugën e divorcit, pasi kjo rrugë është në të mirën e të dy palëve dhe mbi të gjitha, në të mirën e fëmijës, i cili është në moshë delikate dhe nuk duhet të dëgjojë sherr dhe grindje nga prindërit, pasi këto i sjellin pasoja në formimin e personalitetit të tij.

– Atëherë, nëse ju e keni kaluar fazën e mësipërme, mund të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj”, për të kryer të gjithë procesin ligjor për zgjidhjen e martesës suaj. Ju duhet t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë padi për zgjidhje martese, lënien e fëmijës për rritje e edukim nënës dhe detyrimin e bashkëshortit për të paguar detyrimin ushqimor për fëmijën. Vlerën e detyrimit ushqimor gjykata e vendos mbi të ardhurat e bashkëshortit dhe nënës. Nëse ju e provoni me vërtetime që bashkëshorti juaj i ka të ardhurat në vlerën e 730 Euro, atëherë mbi bazën e kësaj pagese e vendos gjykata detyrimin e babait ndaj fëmijës. Gjatë seancës gjykata cakton ekspert psikolog për të bërë vlerësimin psikologjik të fëmijës dhe në bazë të moshës, këtij raporti dhe kushteve ku ky fëmijë do të rritet, vendos se me kë do të qëndrojë. Praktika gjyqësore tregon se në këto raste, fëmija i lihet nënës për rritje dhe edukim.

Advertisement

– Lidhur me pjesëtimin e pronës, ju tregoni se ai nuk ka asnjë të ardhur tjetër përveç pensionit të aksidentit. Në këto kushte, ju nuk keni çfarë të pjesëtoni, pasi nuk keni asnjë pronë ose depozitë  bankare të krijuar pas martesës. Uroj që ta zgjidhni me mirëkuptim këtë problem dhe të gjeni forcë për ta kaluar. Nëse nuk e gjeni zgjidhjen, për të ndjekur procedurat avokatore mund të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ketlina: Jo çdo gjë është si në televizion!

Next Post

Sa vjetërsi pune më duhet për pension?

Advertisement