Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE Nga Artan Kristo

ERION VELIAJ
Një nga më politikanët më të përfolur këtë javë ka qenë Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës. Dhe kjo, për shkak të faturës prej 16.372.900 lekësh që ai i dërgoi kryetarit të PD-së, zotit Lulzim Basha, pas demonstratës së PD-së ditën e martë, për të shlyer dëmet e shkaktuara nga demonstruesit. Kkjo, jo vetëm për këtë akt të paparë deri tani, por edhe për faktin se ai u akuzua nga ish-kryeministri Berisha se ka fallcifikuar firmën e policit të Policisë Bashkiake në fletë-gjobën e lëshuar. “A është e vërtetë kjo?”, deshëm të pyesnim zotin Veliaj? Pse nuk e ka përgënjeshtruar ai këtë akuzë? Si qëndron puna? Si shpjegohet gjithashtu fakti që Bashkia ka bërë gabim mbledhjen e shifrave në fletën e gjobës? Se, në fakt, po të mbledhësh të gjithë zërat e gjobës, nuk janë 16.372.900 lekë sa ç‘lexohet në faturë, por më shumë, plot 19272900 lekë? Dhe, së fundi, deshëm ta pyesnim zotin Veliaj: Mirë që ka numëruar sa pllaka bulevardi janë thyer, sa skela janë djegur, sa xhama janë thyer e sa plehra janë hedhur në bulevard, por si i ka numëruar ai ata që kanë urinuar në bulevard e rrotull tij, plot 87 persona, siç shkruan ai në fletë-gjobë?!

LULZIM BASHA
Një pyetje na lindi këtë javë, ndërsa dëgjonim kryetarin e PD-së në miting të thërriste me të madhe për largimin nga pushteti të Edi Ramës dhe për zgjedhjet e reja. Ja, e zëmë se iku Edi Rama dhe erdhi PD-ja. Kush do të na udhëheqë? Ata që ishin para dy vjetësh kur në pushtet ishte PD-ja, apo ata që janë tani me PD-në e ishin ministra zëvendësministra kur socialistët qenë në krye? Kësaj i thonë: “Ku ishim? Asgjëkundi!”.

SALI BERISHA
Edhe me zotin Sali Berisha këtë javë deshëm të flisnim për demonstratën e PD-së, zhvilluar më 8 Dhjetor, ditën e Rinisë. Sipas asaj që shkroi në Facebook, ai dukej mjaft entuziast për atë atë demonstratë. Statuset e tij, “fluturonin” nga entuziazmi. Sidomos kur shkruante për djegien e bunkerit nga demonstruesit e uraganit madhështor të revolucionit demokratik, siç i quante ai. Vërtet ishte kaq entuzuast ai për prishjen e bunkerit?! A nuk ishte njëlloj ai bunker me atë që është vendosur para Kryeministrisë dhe që Berisha i preu vetë shiritin e inagurimit? Janë njëlloj, veçse ky i Ramës pak më i madh? Pse njëri duhet prishur e tjetri duhet ruajtur? A nuk është bunkeri më shumë se simbol i komunizmit, simbol i idiotësisë së atij sistemi?! Pse duhet prishur atëherë?! Dhe, meqë “jemi” te sheshi para Kryeminsitrisë, deshëm t’i bënim edhe një pyetje tjetër zotit Berisha: A duhej qëlluar nga policia ai i riu që me flamur në dorë kaloi perimetrin e ruajtjes së Kryeministrisë?! Në një konferencë për shtyp pak kohë më parë, ai ka deklaruar se justifikonte çdo vrasje për ata që kalonin perimetrin e ruajtjes së Kryeministrisë…

Advertisement

GENT STRAZIMIRI
Deshëm të intervistonim këtë javë edhe deputetin e PD-së, Gent Strazimiri. Nuk e di juve, të dashur lexues, por neve na bëri shumë përshtypje mllefi i tij kundër të pasurve, apo “pasunarëve”, siç i quante ai, gjatë fjalës në mitingun e së martës. Më shumë se dy-tre herë ai u shpreh kundër tyre, aq sa na dukej se nuk ishim në ndonjë miting të ndonjë partie të djathtë, por në mitingun e Partisë Komuniste. A mos është kundër të pasurve tashmë Partia Demokratike? Apo PD-ja me PS-në kanë ndërruar krahët tani?

ENVER HOXHA
Sikur teknologjia të na e lejonte, do të donim të intervistonim ish-diktatorin Enver Hoxha këtë javë. Jemi kuriozë të mësonim mendimin e tij për momentet në të cilat po jetojmë, për ngjarjet politike, por edhe mendimin e tij për disa nga udhëheqësit tanë të cilët ai i njihte që në atë kohë. Por deshëm ta pyesnim në përgjithësi edhe për ca fenomene shumë interesante që ndodhin këtu në Shqipëri e që rrallë i has në botë. Deshëm ta pyesnim, për shembull, për ekonominë tonë që nganjëherë nuk dimë se në cilin “sirtar” të vendosim, në atë kapitalist, apo atë socialist? Ne themi se jemi në kapitalizëm, por a mund të quhet kapitaliste një ekonomi ku privatët më të mëdhenj në Shqipëri kryesisht janë të tillë, të mëdhenj e të fuqishëm, sepse punojnë me shtetin, me paratë e shtetit, duke fituar vazhdimisht, për çdo vit, tendera? A quhet kapitaliste një ekonomi e tillë, ku privati, po të mos “mëkohet” nga shteti, “vyshket”menjeherë? A mund të thuhet se jemi në kapitalizëm, kur shumica e njerëzve punojnë në shtet, ose në ndërmarrje të lidhura drejtpërdrejt me të dhe ku shteti është e vetmja shpresë për punësim?! Neve na duket se një ekonomi e tillë nuk është kapitaliste, por socialiste e shtetërore, njësoj si ato të kohës së shokut Enver. Nuk e dimë ç’mendim do të kishte shoku Enver për këtë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

LETER E HAPUR E PUNETOREVE TE RAFINERISE BALLSH

Next Post

Flamur Noka: “PD-ja s’rrëzon dot një bunker, jo më qeverinë!”

Advertisement