Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dorina Mema: Dua ta urrej Ilirin!

 

 

Stërvitje e rregullt për bodybuilding, emision mëngjesi për fitness, mama e një vajze 15 vjeçare si dhe së fundi, konkurrente në “Dancing vvith the stars”, janë vetëm disa nga angazhimet që e bëjnë Dorinën një “xhonglere” të vërtetë. Vajza që nuk bën dot pa trysninë e “gjërave për t’u bërë”, na flet pak për të gjitha në këtë bisedë të këndshme që nuk kishte si të ishte ndryshe, falë çiltërsisë që e karakterizon atë…

Advertisement

 

Mia Buci: – Dorina, ç’ndjesi është të jesh pararojë e vendit tënd në një sport jo aq të lëvruar siç është bodybuilding-u?

Dorina Mema: – Është përgjegjësi, më tepër sesa krenari. Duhet të jesh në lartësinë e duhur, të kesh përgatitjen dhe një përfaqësim dinjitoz që të kthehesh me kupë kur hyn në arenë ndërkombëtare. Pasi merr çmime sa herë del në kompeticione, nuk është më çështje fati, por falë punës sime dhe përkushtimit të madh që i jap këtij përfaqësimi.

– Cilat janë gjërat pa të cilat trupi yt nuk bën dot?

– Janë dy rrugë: ose të ushqesh masën dhjamore depozituese, ose masën muskulare. Aktualisht unë jam në gjendjen “off season” (jashtë sezonit), kam ulur 6 kilogramë muskul për 5 javë pasi po i përkushtohem performancës së “Dancing vvith the stars”, duke u paraqitur me përmasa balerine e jo fitnesi. Tani jam në gjendjen time të mëparshme dhe ushqimi është: 3 litra ujë, çaj jeshil, zero sheqer, perime, peshk, pulë dhe yndyrë natyrale. Konstrukti tonifikues që kam patur gjatë gjithë jetës time ndoshta është dhuratë e Zotit. Vajza është bërë 15 vjeçe dhe unë kam atë tonifikim që kisha kur isha unë 15 vjeçe.

– Ti ke edhe një qendër fitnessi tënden ku ushtron profesionin… U vjen në ndihmë edhe vajzave që duan të ndjekin shembullin tënd?

– Po, kam një ambient timin, por merrem vetëm me veten pasi fitnesin nuk e shikoj si biznes, por si hobi. Do të ishin me fat njerëzit po të ndiqeshin plotësisht nga unë, pasi dijet e mia janë shumë të sakta për realizimin e një fiziku të mirë, por koha ime është e limituar.

– Cila është pyetja që një trajner fitnessi duhet t’i bëjë patjetër një klienti?

– Grupi i gjakut. Me atë unë arrij të kuptoj ç’lloj fiziku është, sa përballon, deri ku shkon dhe çfarë duhet të hajë. Unë nuk pyes se arrij t’ua kuptoj njerëzve çfarë grupi gjaku kanë, nëpërmjet formës fizike.

– Çfarë u thua femrave që kanë dëshirën, por jo durimin për të arritur linjat e tua?

– Femrat i kam mbështetur gjithmonë dhe mundohem të punoj psikologjikisht me to. U këshilloj ekuilibrin me veten. Aty stabilizohet gjithçka.

– Ku mendon të arrish në këtë fushë?

Unë jam e gatshme për gjithçka në jetë, përballoj çdo lloj fushe. Nëse vjen një ofertë e mirë në sferën e fitnessit, mund të vazhdoj një karrierë sportive, por prapë nuk jetoj dot pa bërë edhe punë të tjera.

– Si po e përjeton të qenit balerinë në “Dancing vvith the Stars”?

– “Dancing”-u është një eksperiencë që një herë ndodh dhe në këto situata unë angazhohem 100 %. Shpejt e shpejt shtypa butonat e trupit për uljen e muskujve dhe sot që kërcej, nga 63 kilogramë muskul, jam 55 kilogramë fit. Pra, ndryshim total!

– Çfarë ke kuptuar deri tani për aftësitë e tua në kërcim?

– Aftësitë e mia? Unë nuk e shikoj veten kur kërcej. Kur isha e vogël, të gjithë më thonin: “Ti duhet vetëm të kërcesh”, tani në “Dancing” konkurrentët shprehen nëpër intervista mbi pëlqimet që kanë për interpretimet e mia. Ka shumë komente pozitive të njerëzve që bien në kundërshtim me pikët e jurisë. Pra, shikoj që njerëzit janë të kënaqur me performancën time, edhe pse akoma nuk jam vetja në skenë. Pikët e jurisë më bëjnë të qesh; dua ta urrej Ilirin, por s’po e urrej dot. Qesh gjithmonë kur e shikoj e më thotë: “Do të të jap një pikë”. Jam e vetmja që rrezikova me lëvizjet në balet dhe u futa në zonë të minuar. Aty Iliri s’të shikon më si VIP, por të vlerëson si balerinë, të vret. Megjithatë, unë “Dancing”-un po e shijoj shumë, kam marrëdhënie shumë të bukura me konkurrentët.

– Ty të dallon edhe karakteri yt, buzëqeshja, dashamirësia që përcjell. Arrin të jesh gjithnjë e tillë, përballë kujtdo?

– Po, jam dashamirëse, i dua njerëzit, shakatë, lojërat, duroj shumë, duroj duke menduar që kjo botë ka edhe njerëz të këqinj e botën s’e ndryshojmë dot, duhet ta pranojmë siç është.

– Gjatë kësaj kohe, u përfol edhe një “konflikt” verbal mes teje dhe Alfred Kaçinarit, të cilin thuhej se ti e kishe quajtur “pijanec”…

– Kjo është për të qeshur sepse midis meje dhe Kaçinarit nuk ka asgjë për t’u përfolur.    Ndonjëherë, gazetarët duhet të kenë kujdes. Ata interpretuan foton që ishte në faqen time ku po festonim hapjen dhe shishja ishte nga ana e Kaçinarit. Nuk më pëlqejnë fjalët, u rri larg dhe merrem veç me punë. Kjo dallohet nga vlerësimi i saktë që më jep Kaçinari. Ai është figurë e artit që unë e vlerësoj.

– Ç’më thua nëse produksioni do të vendoste të ishte çift me Kaçinarin në kërcim?

– Pse jo?  Por, do të ishte e bukur që Kaçinari të zgjidhte muzikën, Ema të ndërtonte koreografinë dhe Iliri të kërcente me mua. Kjo do të ishte idealja!

– Një tjetër eksperiencë interesante e jotja ka qenë angazhimi si trajnere personale në Dubai. Ç’mund të na thuash për këtë përvojë?

– Nuk ka shumë për të thënë, përveçse që, nëse femrat atje shikojnë marrëdhëniet me njerëzit, unë atje gjeta marrëdhënien vertikale me Zotin.

– Je shprehur se shkon çdo të premte në xhami dhe falesh rregullisht…

– Po, shkoj dhe kështu do të jetë gjithmonë.

– Bie ndesh qoftë edhe në një element të caktuar ndjekja rigoroze e fesë me profesionin që ushtron?

– Të gjithë ne që shikojmë ato çudira me fizikun, si është i krijuar apo si ndryshon, vazhdojmë të besojmë se jemi të krijuar nga një Zot.

– Do të të bënte përshtypje nëse dikush nuk do ta kthente kokën për të të parë ndërsa kalon në rrugë?

– Kjo pyetje është për 20 vjeçaret. Edhe sikur ta kthejnë, unë s’e kam kurrë mendjen. Përgjegjësitë ma kanë mbushur kokën plot.

– Mendimi që të kalon në kokë ndërsa kalimthi ndesh imazhin tënd të pasqyruar në ndonjë vitrinë dyqani?

– Më kujtohet shprehja e shoqeve të mia që sa herë më takojnë, më gjejnë me ngjarje të reja dhe më thonë: “Eh moj Dor, e bëre jetën si deshe vetë”.

– Cila është veshja që nuk ka vend në garderobën tënde?

– Veshjet e sajuara gjoja moderne dhe këto tutat e varura përpara, ma shpifin, ndërkohë që vajza ime i do shumë dhe grindemi shumë për to. (Qesh) Jam disiplinë e gjallë, çdo ngjyrë apo model e dua të stilit francez, të kombinuar pastër e linja trupi të mbuluara.

– Thonë se femra është “zemra” e shtëpisë dhe, realisht është, apo jo? Më thuaj si është shtëpia e një modeleje fitnessi?

Unë jam me vese në shtëpi, i kushtohem më shumë pastërtisë se gatimit. Gatimin e kam të thjeshtë, me avull. Kemi dy televizorë se grindemi shumë me vajzën për programet që duam të shikojmë.

– Çfarë planesh ka një mami që ndryshon pak nga mamatë e tjera, për vajzën e saj tashmë adoleshente?

– Ne jemi shoqe, e mbështesim shumë njëra-tjetrën. Jemi një trup, një mendje, por me gusto të ndryshme veshjesh. (Qesh) Ajo është stil “alla Noizy”.

– Çfarë të mban kaq të motivuar?

– Ideja që kam mbi jetën: çdo gjë do punë që të jetë perfekte. Edhe motivim, kam njerëzit që më mbështesin.

– Cili është gabimi më i madh që ke bërë?

– Unë nuk bëj gabime, bëj vetëm çfarë është për t’u bërë.

– Çfarë të bën për të qeshur?

– Vajza ime… Ajo ka një humor prej artisti!

– Gjëja më për të qeshur që ke parë në palestër së fundmi?

– Në palestër qesh me ata që vijnë dhe zënë veglat për të folur në celular sepse nuk bëjnë asgjë.

– Aktivitetet e tjera të preferuara kur nuk je në palestër?

– Në zyrë, në udhëtime, det, ose ski.

– Destinacioni yt i parapëlqyer për udhëtime?

– Ishujt grekë me kompaninë e jahteve me të cilën bashkëpunojmë.

– Cili është investimi më i mirë që mendon se ke bërë te vetja deri tani?

– Sakrifica që bëra për sportin në vitin 2014. Ia vlejti!

– Të shqetëson koha që kalon?

– Më shqetëson, e urrej plakjen. Më tremb ideja që do të plakemi një ditë.

 

 

 

– Vitet ’80 apo ato në të cilat jetojmë?

– Ato në të cilat jetojmë.

– Shofere apo pasagjere?

– Shofereeeeeee.

– Tvvitter apo Instagram?

– Insta.

– Libër apo Youtube?

– Libër.

– Makinë apo avion?

– Makinë.

– Mëngjes apo mbrëmje?

– Mbrëmje.

– Lule apo çokollata?

– Lule.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse i hamë thonjtë?

Next Post

Vesel: Jam tip i vështirë!

Advertisement