Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

U futa në bunker

– Kam parë në ëndërr sikur u futa në një bunker të thellë me shkallë, bashkë me disa të tjerë që s’i njihja. Në dorë kisha një pasqyrë dhe ia çoja te sytë një djali. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka?

– Ëndrra ka lidhje me gjendjen tuaj shpirtërore. Ka ca kohë që ju jeni shumë e mbyllur në vetvete dhe kjo gjë nuk ju pëlqen. Do t’ju pëlqente të flisnit me dikë që e keni për zemër, por për momentin, kjo ju duket e pamundur. Pra, bunkeri tregon gjendjen tuaj shpirtërore. Keni nevojë të sqaroni disa gjëra me veten tuaj dhe t’i shpëtoni kësaj gjendjeje.

Advertisement

 

Fustan ngjyrë floriri

– Mbrëmë kam parë në ëndërr një fustan të mrekullueshëm ngjyrë floriri që shkëlqente. Ishte i gjatë, me pjesën e kurrizit të hapur dhe, nga qafa, deri te fundi i kurrizit, lidhej me një zinxhir të hollë. Edhe pjesa te gjoksi ishte e hapur dhe me gurë që shkëlqenin. E vesha, por më rrinte pak i madh, sikur nuk më shkonte. Po mrekullohesha duke e parë.

– Kjo ëndërr dhe kjo lloj veshjeje përfaqëson jetën tuaj personale intime. Duke qenë se fustani ishte i bukur, kjo do të thotë që çdo gjë në jetën tuaj private është pozitive dhe kështu do të jetë edhe për shumë kohë. Pavarësisht kësaj, do të ketë edhe momente kur do të lëkundeni dhe do të dyshoni në atë çfarë përjetoni, por këto do të jenë thjesht dyshime të momentit që do të zhduken pa lënë gjurmë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

13 gjëra që ju bëjnë një partnere të keqe

Next Post

Trashëgohet miopia?

Advertisement