Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Lidhje të ndryshme...
Parlamenti europian hap dyert per emigrantet shqiptare Nga RAMADAN BIGZA
Torta mrekulli me çokollatë

Parlamenti europian hap dyert per emigrantet shqiptare Nga RAMADAN BIGZA

Parlamenti europian hap dyert per emigrantet shqiptare

5 4 3 2 1

 

 

Advertisement

 

 

 

  • “Arogi” dhe “Unioni i shoqatave shqiptare ne Greqi” ngrejne zerin per te drejtat e bashkatdhetareve pikerisht ne kohen kur problemi i emigranteve eshte nderkombetarizuar me shume se asnjehere.

Nga RAMADAN BIGZA

Te shkosh ne Bruksel keto dite kur vemendja e gjithe botes eshte perqendruar ne kryeqytetin belg, eshte me shume se nje aventure. Dhe kjo sepse ngjarja tragjike qe tronditi boten me ate cka ndodhi ne Paris, ishte e lidhur me vendin e tij fqinj.Por disa bashkatdhetare me banim ne Greqi te bashkuar tek shoqata “Arogi” dhe “Unioni” i bene sfide kohes. Ne kulmin e masave të sigurisë ata ndërmorën një iniciative e cila do ti shërbente qëllimit të mirë, që mbart lëvozja e emigrantëve dhe kontributi që ata japin në shoqëritë vendase. Pikërisht për këtë ata zgjodhën Brukselin, kryeqytetin e Europës, qytetin e banuar me më shumë se 60 per qind emigrantë, ku sic thuhet, të paktën cdo belg e ka një gjysh apo një gjyshe të huaj.

Mirëmëmgjes Bruksel ! E lamë Athinën në një ditë me diell dhe qetë –qetë por me mendime të ndryshme ngjitëm shkallët e avionit të firmës irlandeze “Ryanair”, gjysma e të cilit ishte e mbushur me shqiptarë Pasi zbritëm në aeroportin Charlerua të Brukselit. Sejcili prej nesh u detyrua të vesh pallton dhe orën ta kthejë 60 minuta mbrapa për ta njësuar me orën vendase. Rreth 50 kilometra per të shkuar nga aeorporti në hotelin e rezervuar ne qender te kryqytetit belg, mjaftoj për të diskutuar shumë gjëra, që lidheshin me këtë mison ne mund ta quaj kështu. Kisha qene edhe here tjeter ne kete vend. Më kishte bërë përshtypje qetësia e madhe, mungesa në dukje e forca të rendit. Por Brukseli i këtij dhjetori 2015 ishte krejt tjeter. Ishte një Bruksel i blinduar, ku qarkullonin police të të gjitha ngjyrave, që lëviznin në grupe të përbashkëta me armët në gatishmëri të plotë dhe të mbajtur në pozicione luftimi. Në qendrat kryesore të qytetit ishin instaluar mjete të blinduara, të gatëshme për të vepruar në çdo rast.Dhe e gjitha kjo per të mos humbur atë gjallëri karakteristike, atë shkëqim inkandeshent, atë gëzim, që shfaqej dukshëm në prag të festave të krishtlindjeve e të vitit të ri, që arrinte kulmin në zemrën e Brukselit Grande Place, me ndërtesat e veta të stilit gotik e barok.Por jo vetem. Gjithcka këtu është një shkëlqim. Belgët kanë arritur të sinkronizojnë madhështinë e këtyre godinave me muzikën e njohur simfonike e cila bënte që dritat të “vallëzonin” nën ritmin e kësaj muzike, duke krijuar një atmosfere të paparë ndonjëherë. Pjesë të kësaj atmosfere u bëmë edhe ne shqiptarët dhe kjo edhe falë asaj, që na ofruan vendasit pasi sic dihet, belgët kanë dy cilësi: janë të shoqërueshëm dhe u pëlqen të jetojnë mirë. Simboli belg me kostum kombëtar shqiptar Por kjo mbrëmja magjepëse nuk mbaron këtu. Ajo sjell për ne të tjera supriza, që do të mbesin përjetësisht në mëndjet tona si forcë qytetërimi i një vendi, që epitetin kryeqytet i Europës, nuk e ka fituar kot. Kultura belge është një shkrirje e atyre flamane, franceze e gjermane Duke ditur se Belgjika është një vend ku ka muze të mrekullueshëm me vepra të piktorëve të mëdhenj si Rëne Magrit, Andre Delvo etj, vizituam të gjithë muzeun e madh, që është në qendër të Grande Place. Por këtu provuam një ndjesi të vecantë. Në katin e 3-të të kësaj godine të artit u surprizuam kur pamë që simboli belg Mannekin Pis ishte veshur me një kostum kombëtar shqiptar dhe e ndjemë vehten sadopak pjesë të qytetërimit europian kur ciceroni u prezantonte vizitorëve të shumtë në gjuhët franceze dhe angleze, monumentin e tyre të veshur me kostumin tonë.

Në Parlamentin Europian

Adriatik Arifi eshte arkitekti i këtij organizimi. Është ai që bëri të mundur, që emigrantët shqiptarë të kalojnë pa droje “portën e shenjtë” të këtij simboli të bashkimit europian. Sic e thashë edhe më lart, emigrantët shqiptarë nuk janë thjeshtë vizitorë por ata kanë ardhur këtu me një mision. Misioni i tyre është i madh. Ata duan të tregojnë me shembujt e tyre se emigracioni nuk duhet të shihet vëngër nga vendet pritëse. Duan të tregojnë se përballë burokracive të shumta, në ndonjë rast edhe përballë asaj dukurie racizmi, apo krizës së madhe, që po kalojmë, ato kanë ditur të mbijetojnë. Dhe kjo falë punës së tyre, djersës dhe kulturës, që i karakterizon. Përballë këtyre vlerave ata kanë ditur të ndërtojnë imazhin e tyre të mirë të vlerësuar edhe nga vendasit. Të mbartur me këto cilësi të vyera, duket se lexoj krenarinë tonë teksa shoh të kalojnë derën e hapur të parlamentit europian biznesmenë të tillë të suksesshëm si Petrit Selmani, Ardian Daullja, Arjan Tollumi, Majlinda Zhuleku apo intelektualë të tillë si Adriatik Arifi, Fatos Malaj, Andrea Ferizi, Beniamin Ziu, Mirela Hoxha, Adrian Rakipi, Kristina Roshi, Valbona Bombaj, studentet e sukseshme Enida Suli, Ornela Bozhiqi,Joana Arifi, Entela Begaj, Xhuliana Cabej etj, apo edhe të tjerë që me veprimtaritë e tyre, janë bërë pjesë e njohur e komunitetit shqiptar në Greqi si Marjanthi Jani, Aqif Bozhiqi etj. E sëbashku me shqiptarët edhe një mik i vjetër i yni,Angjelis Vasilis, një emigrant grek, i cili 45 vjet më parë la vendin e tij për të emigruar në Gjermani.Të gjithë të impojnë respekt. Sikur e kishta parandjerë këtë gjë kur para derës së Parlamentit Europian u shfaq zoti Vasilis Kunaras, shef i zyrës së vizitave dhe seminareve në drejtorinë e përgjithshme dhe seminareve në Parlamentin Europin. Zyrtari europian pasi i uroj mirëseardhjen, emigrantëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë në vendin e tij,fale nje erudicioni, që e karalterizonte, shpjegoj qarte dhe bukur se si funksiononte ky Parlament. Ai foli per ndarjet e detyrave, europarlamentaret, komisonet, te drejtat dhe detyrat. Pas një ekspozeje, që ishte perfekte në mënyrën e saj. Radha u erdhi bashkatdhetarëve tanë, të cilët tek i dëgjoje tek flsinin, të krijohej përshtypja se siguria e fjalëve e ka bazën tek puna e tyre, kultura, ajo aë kanë pasur dhe ajo që kanë fituar etj. Fatos Malaj, kryetar i shoqatës “Arogi:” Pas këtij takimi shpreh besimin për një të ardhme më të mirë.Mësuam shumë nga ato që tha zoti Kunaras. Do të ndjekim më mirë udhëzimet që jepen nga Bashkimi Europian dhe si zbatohen ato nga qeveria greke. Më duket se jo gjithcka ka qene ne sinkron me njëra tjetren. E kam fjalën për udhëzimet dhe zbatimin e tyre. Vizita në Parlamentin Europian ishte një domosdoshmëri për ti parë më mirë punët dhe detyrat. Parlamenti Europian nepërmjet instancave të tij ndjek cdo veprimtari të emigrantëve në vendet ku ata kanë emigruar. Por mesa vërejta edhe në këtë seli kanë nevojë të dëgjojnë nga afër zërin e emigrantëve. Jo thjeshtë për ti dëgjuar por mbi këtë bazë të ndërtojnë edhe më mirë punën e tyre”.

Ardjan Daullja, kryetar i “Unionit të shoqatave shqiptare në Greqi”: Erdhem ne Parlamentin Europian me nje mision te madh per te bere prezent arritjet tona, hallet qe kemi por edhe mundesite per te ecur perpara. Zotit Kanaras i bëra të ditur se jo gjithcka ecen mire dhe se problemet jane te shumta.Por i shpreha besimin se me nje ndihme me te madhe sidomos nga institucionet europiane, te bejme ate detyre qe kemi si drejtues te shoqatave dhe te kontribuojmë sa më mirë ne dobi te emigranteve, duke u krijuar atyre ato mundesi, qe ta ndjejnë veten si qytetarë europianë.

Petrit Selmani – biznesmen: “Ardhja jonë në Bruksel kishte të bënte me përcuarjen e zërit të emigrantëve në lidhje me integrimin e tyre në shoqërinë greke. Vërej se edhe pas 25 viteve , emigrantët shihen si qytetarë të dorës së dytë nga politikanë konservatorë. Fatkeqësisht qytetarë të këtij rangu disa qeveritarë na konsiderojnë edhe ne, që cdo gjë e kemi vënë me punë dhe djerse, paguajmë rregullisht detyrimet ndaj shtetit etj. Argumentet janë të shumta për ta provuar këtë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada shqiptarët ende janë me leje qëndrimi, ku vlera e saj nuk eshte ajo që duhej të ishte. Flitet shumë për lahtësira por ato nuk na favorizojnë ne.Flitet për brezin e dytë por integrimi I tyre po zvarritet. Ata kanë lindur, janë rritur dhe kanë shkuar në shkollat greke.Kërkojnë të integrohen por si mund të integrohesh me leje qendrimi. Flitet për marrjen e pasaportave vendase por ky proces po zvarritet. Ligji ka kaluar por qeveria greke po vonohet ne zbatimin e ligjeve, duke u bërë pengesë për integrimin e tyre europian”.

Arjan Tollumi – biznesmen: “Ndjehem shumë mirë që jam me shokët në Parlamentin Europian. Besoj se në punën tonë kemi bërë gjëra të mira por duhet të pranojmë se pengesat kanë qenë të shumta. Formova besimin se tashmë kemi një institucion, që do të na mbështesë. Problemet tona janë të mëdha. Nuk dua të përsëris ato probleme që ngritën të tjerët, pra të flas për cështjen e fëmijëve por dua të them se janë të gjitha mundësitë për të punuar si në vendet më të zhvilluara të BE-së. Brezi i ri është e ardhmja dhe ai duhet të rritet, formohet e edukohet si qytetar europian”.

Kostandin Zhuleku: “Ishte një gjë shumë e veçantë për mua që mu dha mundësia për të qenë sot këtu në Parlamentin Europian. Ashtu sic edhe e kisha menduar, dëgjuam dhe mësuam shumë gjëra. Problemet e ngritura kanë të bëjnë me integrimin dhe angazhimi i të gjithëve për një qëllim të përbashkët do të bëjë që integrimi të mos mbesë vetëm një ëndërr apo dëshirë e sejcilit, por të kthehet në një realitet”

Enida Shuli –studente:“Unë mendoj se shoqëria vendase duhet të jetë më e vëmendshme ndaj problemeve që kanë njerëzit në nevojë.Mbase zëri ynë nuk arrin dot të bëjë sensibilizimin e duhur për probleme të tilla jetike, duhet të jetë qeveria e pse jo edhe Parlamenti Europian. Njerezit në nevojë kanë duan më shumë se askush tjetër vëmendje. Vëmendje njerezore por edhe kujdes shtetëror. Mendoj se një shoqëri e civilizuar nuk mund të funksionojë normalisht nëse nuk vepron si një e tërë”.

Angjelis Vasilis – administrator në Frankfurt të Gjermanisë: “Unë jam një emigrant grek që jetoj e punoj në Gjermani. Kam 45 vjet që jam larguar nga vendi im për një jetë më të mirë. Shteti ku unë jetoj ka punuar vazhdimisht për integrimin e të huajve. Falë kësaj pune unë jam sot një prej të zgjedhurve në administraten lokale të qytetit ku jetoj. Dëshëroj që ndaj miqve të mi shqiptarë shteti im të sillet e të veprojë sa më mirë për integrimin e tyre europian”.

Adriatik Arifi: Si konkluzion them se ky takim ia vlejti. U hap kësisoj një rrugë komunikimi. Emigrantët mësuan se kanë edhe një qeveri tjetër që quhet BE.

Në Amserdam për një ëndërr

Ornela Bozhiqi eshte një studente e dalluar. Qe ne momentin kur e mori vesh se do te shkonte ne Bruksel, ajo shfaqi deshiren per te vizituar edhe Amserdamin, kryeqytetin holandez.Arsyeja ishte realizimi i një ëndrre. Vajza nga Elbasani kishte fituar te drejten, qe ne baze te programit “Rasmunsen” të studionte ne Amserdam. Qe ta njihte me mire qytetin e saj te ardhshem, ajo ishte munduar ta studionte ate deri ne imtesi. Por fatkeqesisht endrra nuk u realizua.Por ëndërra mbetet ëndërr. Ajo u bë shkas, që i tërë grupi i Unionit, të marrë rrugën drejt kryeqytetit holandez për të shijuar bukuritë e tij. Dhe nuk u gabuan. Vizituan “”Madam Tussaud” muzeun e njohur të këtij vendi, ku mund te “takosh” presidentin amerikan Obama apo futbollistin argjentinas Messi, Elvis Preslin apo Çarli Çaplin etj.Emigrantet shqiptare vizituan qendre historike të Amserdamit, shijuan ushqimin karakteristik hollandey, udhëtuan me varkë, duke parë pjesët më të bukura tëtij etj. Ëndrra Amserdam u realizua.

Bryzhi – bukuria belge

“Arogi” ka zgjedhur Bryzhin, qytetin mesjetar të ndërtuar mbi baticat e Zuin.Ky qytet i pasur tregtar u be per disa ore “pronë” e emigrantëve shqiptarë, të cilët e ndjenë veten si në shtëpinë e tyre.

Ne nje lokal grek , ku u kendua shqip

Me mikun tim të mire Petrit Selmani u ulëm për të pirë një kafe, diku në qendër të Brukselit. Mësuam se ishte një lokal që frekuentohej nga grekë që kishin emigruar në Bruksel. Të gjithë flsinin greqisht dhe në atë moment po shikonin nepërmjet NOVËS transmetimin direkt të ndeshjes Panthrakikos- Olimpiakos (3-4). Kamarjejrja quhej Rebeka dhe ishte nga Romania. Ajo fliste greqisht por kur e degjoj se ne sishim shqiptare, na tha ne gjuhen tone se ne kete zone keni shume bashkatdhetare. Ajo po na flsite shqip dhe dinte me ekzaktesi qytetet tona. Nuk vonoj shume dhe nga qendra e zerit e lokalit grek u degjua një këngë shqiptare. Ishte vërtetë një suprizë që na gëzoj.

Takim biznesmenësh

Gezim Bala eshte nje emigrant shqiptar që jeton e punon në Bruksel. Vite më parë ai ka qenë në Greqi. U mblodhëm bashkë për të gëzuar të gjithë ndërkohë, që Ardjan Daullja dhe Arjan Tollumi e zgjatën më shumë takimin mes tyre, tashmë në profesionin e tyre. Ata folën për shumë gjëra e mbi të gjitha për një bashkëpunim mes tyre në fushën e biznesit e të ndërtimeve. Kishte gdhirë një ditë e re me ëndërra të reja. Marrim rrugën e kthimit për në Athinë. Është i njëjti itinerar dhe i njejti veprim. Pasi mbrrijme ne kryeqytetin grek detyrohemi te heqim palltot e të rregullojmë orët, duke e cuar atë një orë para, e njëjtë me atë të orës lokale.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lidhje të ndryshme...

Next Post

Torta mrekulli me çokollatë

Advertisement