– Ju lutem, a mund të më thoni një kurë popullore për sëmundjet e tiroides, kryesisht për mungesë jodi? Më kanë thënë që hurmat janë shumë të mira për ne që kemi mungesë jodi. A është e vërtetë?
– Së pari, do të ishte mirë që të ndiqeni nga një mjek i specializuar për sëmundjet e tiroides. Në lidhje me kurat popullore, po ju themi një recetë që e testojnë shumë persona që kanë mungesë jodi. Në një litër raki të fortë rrushi 18° tretni 1 kilogram sheqer dhe pastaj hidhni 40 kokrra arra të vogla (kur kanë push përsipër). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në një vend të errët. Pihet 1 filxhan 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë, para gjumit. Për personat që kanë gjëndra tiroide me mungesë jodi, specialistët e mjekësisë popullore këshillojnë të mbajnë te koka e krevatit një degë pishe me boçen e saj me grykë hapur, që çliron jod, nga darka deri në mëngjes.
Ndërsa në lidhje me hurmat, është e vërtetë ajo çfarë thonë, gjithmonë për ata që kanë mungesë jodi. I sëmuri me tiroide duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Në vjeshtë, kur ka me shumicë fruta të tilla, duhet të hahen 1 orë para buke nga 6 kokrra për 30 ditë. Ata që vuajnë nga gjëndrat tiroide duhet të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrra limoni, ose 50 gramë lëkurë limoni të zihen në 500 gramë ujë për 20 minuta dhe pihet 2 herë nga 1 filxhan kafeje, esëll në mëngjes. Edhe mishi i peshkut është shumë i mirë, sidomos ai që rritet në det, sepse ka shumë jod dhe jo ata peshq që rriten në liqene me ujëra të ëmbla apo në rezervate. Një tjetër recetë është edhe përdorimi i frashërit të bardhë. Zieni një litër ujë, në momentin e zierjes, hidhni 7-10 lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara. I lini 20-30 minuta dhe i kulloni. Nga kjo masë pihen 2 gota ujë në ditë, të ëmbëlsuara sipas dëshirës.