Firma amerikane Forrester paralajmëron tregun amerikan të punës se deri në vitin 2025do të ketë një shkurtim prej 7% të vendeve të punës, për shkak të automatizimit. Çfarë ndikimi do të kenë pra robotët në tregun e punës? Pesimistët thonë se do të shkaktojnë papunësinë e shumicës prej nesh, ndërsa optimistët (kryesisht, Federata Ndërkombëtare Robotike) se “do të krijojnë dy-tre vende shtesë për çdo robot të ri që do të punojë në uzinë”.
Mbi këtë problem firma amerikane Forrester ka bërë një studim me titull “E ardhmja në tregun e punës, 2025: Të punosh krah për krah me robotët”, publikuar më 24 gusht. Studimi ka bërë një vlerësim të evoluimit të tregut të punës deri në vitin 2025 dhe përfundimet e tij ishin këto: “Robotët nuk do të na marrin neve gjithë vendet e punës, por do të transformojnë mënyrën tonë të të punuarit”. Sipas Forresterit, automatizimi i punonjësve do të shkaktojë në SHBA një shkurtim me 16% të vendeve të punës (22,7 milionë), ndërsa nga ana tjetër, krijimi i robotëve, programeve dhe mirëmbajtja e tyre do të krijojnë 9% më shumë vende të reja pune (13,6 milionë). Si përfundim, për shkak të robotëve do të ketë një shkurtim vendesh pune me 9% (9.1 milionë), deri në vitin 2025.
Edhe firma franceze Roland Berger ka bërë një vlerësim të saj në tetorin e kaluar, ku thekson se “Në tregun francez të punës, 42% e profesioneve paraqesin një mundësi të madhe automatizimi, për shkak të përdorimit të teknologjisë dixhitale”. Ata kanë vlerësuar se deri në vitin 2025, prej kësaj do të preken 3 milionë vende pune.
Në studimin e firmës Forrester, vihet gjithashtu theksi në transformimin e punëve nga përparimi i robotikës: Në analizat tona thuhet se deri në vitin 2019, shumë punë do t’u besohen programeve, robotëve ose shërbimeve të automatizuara ndaj klientëve. Kështu, robotët do të transformojnë marrëdhëniet e punës me kolegët e tyre njerëz dhe do të kërkohen metoda të reja menaxhimi, formimi dhe sisteme të reja informacioni financiar”, ka shkruar një analist i ndërmarrjes.
Ky transformim ka filluar që tani. Në McDonald’s apo Ikea, puna e arkëtarit po zhduket pak nga pak, duke u zëvendësuar me arka automatike, ku kalimin e produkteve e bën vetë klienti. Nga ky zhvillim nuk preken vetëm punët manuale, përsëritëse dhe pak të kualifikuara, por edhe profesionet e quajtura intelektuale. Në disa fusha, mjekët e spitalet ndihmohen nga programe diagnostikimi (për shembull, programi VVatson i IBM), nga robotët për ndërhyrjet kirurgjikale, si ai Rosa i shoqërisë Medtech. Ja ç’ka thënë një specialist: “Jemi futur kokë e këmbë në erën e robolucionit (evolucionit robotik)”.
Advertisement