Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mall dhe dëshpërim…

Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë natë e dashura ime. Sonte ëndërrat dhe kujtimet per ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemren time të perlotur. Më beso ndihem i vetem në këtë botë të madhe i humbur si një i huaj, ku në errësiren i harruar dhe i hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m’i ka ofruar njëher kur isha me ty, e ndjej veten të dëshiruar për pak caste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemren time mbretëron acari që më ngriu zemren, e bëri akull! Sonte shoh një dorë që s’më bindet, shoh dy sy që të kerkojn, ty e dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s’më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thot të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm. Xh.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keq kur e di që s’të përket aspak. E ç’rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetem një herë të jem me ty të qendroja një minutë, atëherë e kisha lutur zotin që të vijë dhe le të më marrë në atë botën tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty! D.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjithçka ndodhte pas krahëve të mi

Next Post

Njoftime nga Greqia

Advertisement