Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kemi konflikt prone. Çfarë rruge ligjore të ndjekim?

– I dashur zoti avokat, kam një pyetje për të cilën do të më ndihmonit shumë me një përgjigje. Gjyshja dhe halla ime kanë banuar në fshat, në një shtëpi përdhese, pronë kjo shtetërore deri nga vitet ’90. Më pas, ato e privatizuan shtëpinë. Ka rreth 3 vjet që pronarët kanë marrë tokën që u takon dhe që është përreth shtëpisë. Në këto kushte, shtëpia e tyre ndodhet e rrethuar tërësisht nga toka e pronarëve. Ato kanë të privatizuar vetëm shtëpinë dhe nuk kanë as oborr dhe as rrugë kalimi për t’u lidhur me rrugën kryesore. Për sqarim, po ju them se toka ku është ndërtuar shtëpia është parcelë më vete, pra, nuk është pronë e pronarëve. Pronarët nuk dëshirojnë që ato të kalojnë në pronën e tyre si dhe nuk duan që të kenë asnjë metër oborr. Ata e arsyetojnë këtë me faktin që toka është e tyrja dhe nuk ka përse të shfrytëzohet asnjë metër katror as si oborr dhe as si rrugë kalimi nga njerëz të cilëve nuk u përket. Cila është zgjidhja ligjore në këtë rast?
Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: – Përshëndetje i nderuar zotëri. Përsa i përket problemit tuaj, mund t’ju sqaroj se Kodi Civil i ka përcaktuar shumë qartë këto raste, si më poshtë:
– Pronari që nuk ka dalje në rrugën publike dhe nuk mund ta sigurojë atë përveçse me shpenzime të mëdha e me vështirësi, ka të drejtë të ketë rrugë kalimi nga toka fqinje, për përdorimin e përshtatshëm të pronës së vet. Kalimi duhet të përbëjë rrugën më të shkurtër për në rrugën publike dhe me më pak dëme për pronën shërbyese. Kjo dispozitë zbatohet edhe kur pronari, që i është njohur e drejta e kalimit në pronën e tjetrit, kërkon zgjerimin e arsyeshëm të rrugë-kalimit për mjete, duke përfshirë edhe kalimin e mjeteve mekanike.
– Pronari duhet ta lejojë fqinjin të hyjë e të kalojë në tokën e tij sa herë ka nevojë të ndërtojë ose të ndreqë një mur apo një vepër tjetër. Ai duhet të lejojë personin që të kërkojë e të marrë gjënë e gjallë e çdo send tjetër të tij, që ndodhen aty rastësisht ose si rrjedhim i erës, ujit, orteqeve dhe forcave të tjera madhore, ndodhen në tokën e tij apo janë bashkuar me sende të tij. Pronari mund të mos lejojë hyrjen kur merr përsipër të dorëzojë vetë sendin e ndodhur në tokën e tij. Kur është rasti, pronari i tokës shpërblehet për dëmin e shkaktuar. Personi që do të kalojë në tokën e tjetrit, duhet të paguajë vleftën e tokës që zihet, pa zbritur tatimet e barrët e tjera që lidhen me tokën, si dhe shpërblimin për dëmin që shkaktohet duke përfshirë edhe dëmin që vjen nga ndërprerja e tokës, nga mospërdorimi i saj, nga depozitimi i lëndëve të nxjerra e hedhja e mbeturinave. Pronari i tokës shërbyese ka të drejtë të largojë këto të fundit dhe ta përdorë sipërfaqen e tokës, por gjithnjë pa dëmtuar ushtrimin normal të servitutit.
– Pra, halla dhe gjyshja juaj duhet të citojnë paragrafët e mësipërm të Kodit Civil dhe t’i bëjnë me dije se nuk është në kundërshtim me ligjin veprimi i fqinjit për të bllokuar rrugën e kalimit të tyre. Në rast se nuk do të gjejë zgjidhje me marrëveshje, atëherë duhet t’i drejtohet gjykatës për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje. Jeni i mirëpritur pranë Studio Ligjore “Duraj” për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje me ndërmjetësim ose në rrugë gjyqësore!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cilen nga vajzat te zgjedh?

Next Post

A përfitoj ndonjë të ardhur nga këto dy shtete?

Advertisement