Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Njoftime nga Shqipëria
Vesel Kurtishaj: E vërteta e “luftës” mes meje dhe Fatjonit
Shpjegimi i endrrave tuaja...

Vesel Kurtishaj: E vërteta e “luftës” mes meje dhe Fatjonit

Po të përdornim një shprehje të tijën, do të thonim se “rrjetet sociale janë në zjarr” për Veselin. Është e habitshme zhurma që e ndjek pas djaloshin nga Prizreni, i cili mund të thuash se i ka magjepsur fansat e tij. Është ndoshta e para herë që çmimi i madh i dhënë në këtë spektakël, nuk u ndoq nga shprehja “ishte i shitur”, që aq shumë na pëlqen dhe e vuajmë ne shqiptarët… Por, më shumë sesa për të shpjeguar këtë dashuri të fansave ndaj tij, jemi ndalur në këtë intervistë në konfliktin e tij me Fatjonin, që duket se ka marrë përmasat e një “lufte” tashmë jo thjesht Fatjon-Vesel, por edhe mes ndjekësve të njërit apo të tjetrit, që shkojnë deri aty sa diskutojnë nëse njëri, mund të shkelë në vendlindjen e tjetrit… Veseli, na tregon të vërtetën e këtij konflikti dhe, në ç’pikë janë tashmë marrëdhëniet mes dy djemve… Sigurisht, e dimë kuriozitetin tuaj, ndaj e kemi pyetur edhe për Tean kështu që, siç do të thoshte vetë Veseli, “stay on” (na ndiqni)…

 

Blerina Çizmja: – Vesel, ç’e re ka ndodhur në jetën tënde, këto kohë që nuk ke qenë nën vëzhgimin e Big Brother?

Advertisement

Vesel Kurtishaj: – Pasi dola nga Big Brother, m’u desh pak kohë që të ambientohesha e të merrja veten, ama jeta më ka ndryshuar shumë pas daljes… Gjithë ato oferta pune e gjithë ajo vëmendje, fillimisht më habitën, por tash po e menaxhoj mirë këtë pjesë.

– Në rrjetet sociale bëhet nami për ty! Ç’u ke bërë njerëzve, por sidomos femrave?

– (Qesh) Nuk e di çka ka ndodhur e çfarë kam bërë. Rrjetet sociale janë në zjarr, të paktën faqet e mia personale. E prisja një fluks të tillë nëpër rrjetet sociale, por jo edhe kaq shumë. Gjithsesi, të jem i sinqertë, ndjehem mirë nga komentet që kam marrë dhe nga mënyra se si monitorohem. Kam përkrahës që sikur punojnë në shërbime sekrete. (Qesh)

– E “frikshme”?

– (Buzëqesh) Jo, jo, jam vazhdimisht në kontakt me përkrahësit dhe janë njerëz që më rregullojnë ditën kur flas me ta.

– Ndonjë të re e lidhur me Tean?

– Nuk ka ndonjë të re më tani. Po ia kalojmë shumë mirë jashtë dhe kalojmë shumë kohë bashkë. Kaq.

– Më duket se prisnim një raport dashurie me Tean, ndërkohë që na doli një raport urrejtjeje me Fationin. Pse është i prirur ai ta vazhdojë këtë konflikt?

– Më parë e lë të hapur raportin e dashurisë me Tean sesa urrejtjen me Fatjonin. Nuk janë raporte që njëjtësohen, por… (Qesh) Meqenëse pyetja m’u bë e tillë, po them që me të dyja raportet jam në rregull. Raportin me Tean veç e tregova, kurse te raporti me Fatjonin duhet të ndalem pak…

– Jeni takuar me njëri-tjetrin?

– Duhet të takoheshim, pasi disa njerëz sherrxhinj që s’kanë ç’bëjnë, por që duan të jenë në skenë, filluan të kapin situatën me Fatjonin duke i dhënë ngjyrime e shpallur luftëra, që në fakt nuk ekzistojnë. Fatjoni më ftoi për darkë, diskutuam shumë gjëra që i kishim lënë pezull dhe gjetëm pikat ku janë fryrë gjërat dhe nga kush janë fryrë. Tashmë vetëm i kam një ftesë borxh dhe, ai do të jetë i pranishëm në festën time private që do ta bëj në Prizren. Besoj se me këtë pyetjen e fundit mund të gjeni përgjigjet e pyetjeve në fillim, kur më pyetët nëse ka të reja në jetën time… (Qesh)

– Do të thuash se mes jush nuk vazhdon rivaliteti, apo më saktë, se Fatjoni nuk po e vazhdon atë? Po sjelljet tendencioze që ka pasur si njëri, edhe tjetri në rrjete sociale dhe jo vetëm?

– Shumë ndërhyrje nga njerëz të ndryshëm që më njohin mua e atë, na bënë të mendonim se lufta që nuk e kishim nisur, po vazhdonte. Dhe si të tillë, duke u ndikuar nga fjalët që na thonin, bënim gjëra pak me kunja, por jo edhe tash, pas takimit që patëm. Gjithçka u sqarua, e pamë ku jemi e ku na çuan.

– Po përsa u përket atyre që ndodhën në shtëpinë Big?

– Po… kemi folur edhe për gjërat që kanë ndodhur në shtëpi dhe secili mbajmë përgjegjësi për atë që kemi thënë e kemi bërë. Ishte një lojë, dreqi e mori! Po të ishte se duhet të mbajmë inat deri tash, Big Brother do nxirrte më shumë viktima në njerëz sesa figura me emër. (Qesh) Jo vetëm që ne s’ishim të vetmit në edicionet e Big Brother që debatonim, por këtë vit ka pasur përleshje edhe më të rënda e kërcënime nga më vulgaret, çka i bie tash, të vritemi… apo të vazhdojë jeta normale si e secilit deri më sot nga edicionet e BB e besa, si e secilit banor të sivjetshëm!

– Çfarë ka ndryshuar Big Brother te Veseli si person?

– Jeta ime ka qenë gjithmonë dinamike… isha mësuar me atë jetë që kisha e sado që më ka ndryshuar, po kaloj prapë çdo moment si më herët, me familjen time e me shoqërinë. Jam i njëjti Vesel, veçse tash kam shumë vesela pas. (Qesh)

– Ndonjë projekt?

– Momentalisht, po shijoj famën që mora. Është edhe koha e pushimeve, pushojnë të gjithë e po pushoj edhe unë. Gjëja e vetme me të cilën jam marrë janë ato që përmenda, familje, shoqëri dhe intervistat nëpër mediat televizive e të shkruara. Ka shumë projekte që më presin pas pushimeve, por që nuk i zbuloj dot. Më mbetet të them atë shprehjen: Stay on! (Qesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement