Mbaj mend njehere, teksa ecnim ne rruge guxova të të kapja nga dora, me joshte shume ajo dora jote e madhe me gishtat e gjate si prej pianoje. Ti e tërhoqe dhunshëm e me veshtrove sikur te kisha bëre fajin me te madh ne bote. Për nje cast kisha harruar se nje njeri ne poziten tende duhet te ishte serioz ne “ambjentet publike” e lojera te tilla ishin te ndaluara mes njerezve, sepse ti ishe njeri me rendesi, me një moral te larte. Mund te te kujtoj edhe episode te tjera si ky, ndoshta edhe me interesante por e di qe ty kujtimet nuk te pelqejne. Ti i hedh mbrapa e nuk te ben pershtypje qe ato jane pjese e jetes tende. Deri para pak kohesh nuk arrija te kuptoja ku e gjeje forcen ta beje kete, ose si e beje me aq lehtesi, pseeee? Më në fund e kuptova. Ato per ty nuk kishin rendesi. Fundi i fundit ç‘rendesi mund te kishte me cilin minister hengre dreke dje, sa njerez genjeve pardje me premtimet e tua te rreme, në cilat qytete mbajte fjalim para nje jave, sa veta largove nga puna para nje muaji. Per perqafime fëmijesh as qe behet fjale se ata te shohin fytyren njehere ne jave, e jo me te te duan e te te puthin, apo te te perqafojne.. Je kaq i zymte i vetepermbajtur, kaq serioz, i pergjegjshem, je i mbushur me difekte, te vogla e te medha. Jemi kaq shume te ndryshem ne te dy. Ti, qe nuk te hyn asgje ne sy, e unë qe gjithshka me duket nje lumturi me vete. E perseri nuk e di pse, nuk e di se si, te dua, te dua me shume se cdo gje ne bote. Te dua sepse fundi i fundit, ne thellesi te shpirtit tend te zymte…je njeri…apo jo. Nikut nga X.
Advertisement