Ky është nga ata lloje burrash që s’e kanë për gjë të të tradhtojnë, të thonë gënjeshtra, apo të të bëjnë t’i kërkosh te “Njerëzit e humbur”. Për atë, të gjitha këto janë normale; anormale për të është të të dashurojë…

Por, ç’ndodh me gratë? Ato kanë tendencë t’i “ngjiten” pas këtij lloj burri në jetë. Atë që është serioz, romantik e monogam duan ta shohin vetëm nëpër filmat që transmetohen për Krishtlindje…

Sa gabim e ke? Para se të përgjigjesh, na lër ta themi ne: Shumë gabim! Mbase mendon se në thellësi (shumë në thellësi), ai është shpirtmirë, se do të ndryshojë për hatrin tënd, do të të dashurojë dhe do të bëhet për së mbari. Jo. Le të flasim sinqerisht: Ti, po sheh përralla me sy hapur. Do mallëngjim, pasion dhe intensitet, por, të lutemi të zbresësh me këmbë në tokë dhe të mësosh më në fund se ai:

 

  1. Nuk do të ndryshojë!

Jeta nuk është përrallë, as film, as komedi romantike. Ishe e je fatkeqe dhe ai nuk e çan kokën për këtë, ose të paktën, jo aq sa duhet. Nuk është faji yt, mos mendo se nuk je e mirë. Ti, thjesht, nuk je prioriteti i tij. Duhet të kuptosh se, në komedinë romantike që ke parë mbi 20 herë, fundi mund të jetë i lumtur, por është larg nga realiteti!

  1. Kurrë nuk do të ndjesh siguri në këtë lidhje

Kështu, nuk do të dëgjosh fjalët që do të të bëjnë të ndjehesh e sigurtë, kurrë nuk do të jesh e qetë dhe, mbi të gjitha, nuk do t’i zësh kurrë besë. Ai nuk e kupton, ose bën sikur nuk e kupton nevojën tënde për siguri dhe ngrohtësi.

  1. Nuk do të të bëjë të lumtur

Sigurisht që do të ketë momente të lumtura, por po të mos ishin as ato, nuk do të rrije me të! Një herë të vetme ai të dërgoi një mesazh për të të pyetur si e kalove ditën, kurse një herë tjetër të kërkoi të shkonit bashkë në restorant. Por këto janë gjëra normale të një lidhjeje, nuk duhet të kënaqesh sepse e ka bërë vetëm një herë. Eja në vete dhe mendo si duhet të jetë një lidhje, ose më mirë, si do të dëshiroje ti që të ishte.

  1. Do të vijë një moment kur nuk do t’u flasësh as shoqeve për lidhjen tënde

Të gjitha gratë kanë nevojë të flasin për lidhjen e tyre me shoqet; kjo është një nevojë natyrale. Por, nëse do të qash gjithë kohën dhe do të jesh e palumtur, mos ushqe shpresa se ato do të duan ta takojnë dhe ta përqafojnë. Mbase nuk do të duan as ta takojnë… Pastaj, nëse vazhdon të ankohesh vazhdimisht, edhe ato do të lodhen një ditë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *