Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Bullgarisë – 3 Marsit, për të pestin vit radhazi, ndërtesat e Akademisë së Arteve/Muzeut Arkeologjik dhe Universitetit Politeknik në Tiranë u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar të bardhë, jeshile dhe të kuqe. Kjo nismë është shndërruar në një ngjarje të shumëpritur, që bashkon bullgarë dhe miqtë e Bullgarisë, të cilët jetojnë në kryeqytetin shqiptar për të festuar së bashku lirinë dhe unitetin kombëtar.
Ky gjest i bukur dhe i sinqertë i kryeqytetit shqiptar nuk është thjesht një traditë, ai është një akt i vërtetë miqësor, që çdo vit bëhet një arsye e mirë për takime të ngrohta dhe emocione të përbashkëta. Ai thekson miqësinë midis Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe është shembull i vëmendjes, respektit të ndërsjellë dhe fqinjësisë së ngrohtë. Ky akt simbolik është shprehje e vlerave të përbashkëta dhe e afërsisë historike midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Ambasada e Republikës së Bullgarisë falënderon ekipin e Bashkisë së Tiranës për këtë dhuratë të mrekullueshme dhe të përzemërt për të gjithë bullgarët dhe miqtë e Bullgarisë në Tiranë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here