-Jonid, si pjesë e X Factor, kemi parasysh që është një skenë që teston jo vetëm zërin, por edhe karakterin. Çfarë mësove për veten gjatë këtij rrugëtimi?

X-Factor ishte një skenë shumë e madhe për mua, dhe mbi të gjitha, një shkollë për jetën.

-Kur dritat e skenës fiken dhe publiku hesht, çfarë ndjen një këngëtar i ri si ti?

Në fillim ke shumë emocione. Pastaj, kur fiken dritat, je vetëm ti dhe skena.

-A ka pasur një moment gjatë X Factor ku mendove: “Kjo është arsyeja pse dua muzikën”?

Ka pasur momente të tilla kur shihja reagimin e publikut ndaj meje dhe e ndjeja që ishte vendi ku unë duhet të isha.

-Pjesëmarrja jote në spektaklin “Krishtlindje në Tiranë” edicioni i 11, nën produksionin e Sokol Gugës, çfarë simbolike ka për ty në këtë fazë të karrierës?

Ishte një vlerësim nga ana e Kolit ndaj meje, dhe gjej rastin ta falenderoj shumë, mbi të gjitha, që më mundësoi të jem në të njëjtën skenë me ata artistë të mëdhenj.

-Si është të ndash skenën me artistë dhe profesionistë të njohur, ndërkohë që je ende në fillimet e tua?

Është një kënaqësi e veçantë dhe privilegj që të jesh me artistë të mëdhenj. I jep një mundësi vetes për të treguar kush je, merr përvojë dhe ke çfarë mëson nga këta artistë.

-Çfarë lloj muzike ndjen se të përfaqëson më shumë sot, atë që emocionon publikun apo atë që të shëron ty si artist?

Të dyja kanë veçantinë e saj, por dhe nëse merr reagime nga publiku, ndihesh shumë mirë. Është dhe shërim për shpirtin të vlerësohesh.

-Sa e vështirë është për një këngëtar të ri në Shqipëri të ruajë identitetin pa u humbur në trende?

Është shumë e vështirë, sepse tregu shqiptar është kthyer 90% komercialitet.

A ka një këngë që do të doje ta këndoje sërish, tani me eksperiencën që ke fituar këtë vit?

Do kisha shumë dëshirë të këndoja një këngë të re timen. Do kisha dëshirë të këndoja prapë këngët e West Side Family, me çunat e X-Factor.

Screenshot

–Çfarë ëndrre artistike po guxon ta mendosh tani, që ndoshta një vit më parë nuk e besoje të mundur?

Nuk kam menduar asnjëherë që asgjë nuk është e pamundur. Çdo gjë arrihet, thjesht duhet t’ia vendosësh si qëllim vetes. Ndaj nuk është se kam diçka konkrete që vjet nuk e besoja dhe tani e besoj.

-Nota më e lartë që ke kapur ndonjëherë… dhe ku?

Nota më e lartë besoj se ka qenë me këngën “A chi mi dice” që kam kënduar në periudhën e X-Factor.

-Këngë që e këndon gjithmonë në dush…

Kënga që këndoj në dush është “My mind” nga Yebba.

-X Factor, emocion më i fortë apo stres më i madh?

X-Factor ishte një miks emocionesh e ndjenjash. Në të njëjtën kohë ishte po aq përgjegjësi, aq dhe qejf. Stres, kënaqësi.

-Krishtlindje në Tiranë, skena, publiku apo atmosfera festive?

Më shumë, për mua është atmosfera festive. Të gjitha mblidhen bashkë, publiku, çdo gjë. Mua p.sh. më pëlqen atmosfera e Krishtlindjes.

-Artist shqiptar që do të doje ta kishe duet ëndrrash, cili është?

Ka shumë artistë shqiptarë me të cilët unë do kisha shumë dëshirë të bashkëpunoja, si Noizy (dihet, se e kam thënë shumë herë), por edhe Tayna, sepse më pëlqen shumë fryma artistike që ajo sjell.

-Tre fjalë që përshkruajnë Jonidin jashtë skenës…

Jam funny, festiv. Vetëm për festa jam! Për qejf! I gëzueshëm, zemërmirë. Kështu mund ta përshkruaj veten. S’e di sa i bashkohen të tjerët mendimit tim.

-Gjëja më e papritur që të ka ndodhur këtë vit…

Nuk ka ndodhur diçka interesante këtë vit, por mund të them që ishte marrja e vizës turistike për në Amerikë.

-Një mesazh i shkurtër për ata që ëndërrojnë skenën, por kanë frikë ta provojnë…

Mos kini frikë të provoni, se nëse s’do provoni, kurrë s’do ta kuptoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here