Në botën e stomatologjisë, ku precizioni shkencor bashkohet me estetikën dhe empatinë njerëzore, Bianka Bufi është shembull i përkushtimit dhe pasionit. E rritur në një familje ku dentistria është më shumë se profesion, është trashëgimi, frymëzim dhe mënyrë jetese e çdo dite. Bianka ka ndërtuar identitetin e saj përmes dritës së punës së nënës dhe vizionit për të ardhmen. Klinika “Bianca Dent”, një emër që simbolizon bardhësinë e dhëmbëve dhe shpirtit, është dëshmia më e bukur e këtij rrugëtimi. Në këtë bisedë të këndshme, Bianka ndan me ne historinë e saj, filozofinë që e udhëheq në jetë dhe dashurinë e përditshme për çdo buzëqeshje që rikthen dritën tek njerëzit.

-Bianka, kur mendon për momentin kur zgjodhe stomatologjinë si profesion, cili ishte “zëri i brendshëm” që të tërhiqte drejt këtij rrugëtimi dhe sa prej tij është pjesë e trashëguar nga familja?
-Për zgjedhjen e stomatologjisë si profesion më ka tërhequr gjithmonë kombinimi i artit, i shkencës mjekësore dhe ndjeshmerisë njerëzore, pra zgjimi i së bukurës ku përmes artit të dentistrisë ti çelja fytyrës dritën e humbur me anë të një buzëqeshje vezulluese. Këtë vendim e mora duke parë “mini arkitekturën” që bënte mamaja ime teksa ndërtonte një dhëmb.
– Ti vjen nga një familje ku stomatologjia është kryefjala. Ky ambienti familjar sa të ka ndihmuar në formimin tënd profesional dhe personal?
-Shumë, gjithmonë jam munduar të eci në hapat galopante të nënës sime. Ajo gjithmonë ka qenë një frymëzim për mua për të pasqyruar faktin që nuk duhet të dorëzohem asnjëherë dhe, nëqoftëse diçka në punë nuk ecën dhe kjo ka ndikuar dhe si mesazh apo leksion ne aspektin personal.
– Në klinikën tënde të familjes “Bianca Dent”, ku shërbimet janë të shumta dhe të larmishme, cili është shërbimi apo trajtimi që ty në veçanti të “flet” më shumë dhe përse?
-Që nga emri apo brendi unik i klinikes “Bianca Dent” që përkthehet dhëmbi i bardhë nuk do të thotë vetëm bardhësi të dhembëve nga ana estetike por dhe bardhesi shpirtërore te pacientëve.Është si të rikthesh një copëz gëzimi në jetën e dikujt dhe çdo herë që ndodh, them me bindje: po, jam aty ku duhet të jem. Për mua, nuk ka ndjenjë më të bukur se të shoh dikë të qeshë me gjithë shpirt, falë kujdesit dhe punës sonë.
-Klinika “Bianca Dent” ndodhet në Fier, keni ndonjë plan për ta zgjedhur më degë në Tiranë në një plan afatshkurtër apo afatgjatë?
-Sigurisht ne kemi 36 vite eksperiencë profesionale dhe kjo vetëm falë ambicies dhe punës së palodhur të CEO-s së klinikës, mamasë sime. 36 vite pune na tregojnë besim, përkushtim dhe profesionalizëm nga ana e klinikës për të sjellë më të mirën dhe besimin që ndërtohet nga pacientët tek ne dita-ditës. Shumë pacientë na shprehin dëshirën: “Sikur të kishit dhe klinikë në Tiranë sa mirë do të ishte”. Mendoj që aftësia, ambicia e një individi nuk duhet të ketë asnjëherë fund.
-Në ditën tënde të zakonshme, çfarë momenti ose detaji të bën të ndihesh më krenare për punën që bën?
-Në ditën time të zakonshme, momenti që më bën më krenare është, kur pacienti sheh veten në pasqyrë pas trajtimit,ku nisin e i shkëlqejnë sytë si diamante të vogla në rërë,aty shoh ndryshimin e vërtetë sepse sytë janë pasqyra e shpirtit,nuk gënjejnë kurrë. Ajo “faleminderit” e thënë me zemër më kujton se puna ime nuk është vetëm për dhëmbët, por për vetëbesimin dhe lumturinë që rikthehet tek individi.
-Po jashtë klinikës cili është aspekti më human i profesionit (p.sh. takimi me pacientin, transformimi i buzëqeshjes) që ndoshta nuk shihet gjithmonë procesi i gjithi nga jashtë?
-Jashtë klinikës, bukuria e profesionit tonë qëndron tek njerëzimi: siç thotë Hipokrati, ‘Atje ku shërohet dhimbja, lind besimi’. Çdo buzëqeshje e rikthyer fsheh një udhëtim të gjatë, durim dhe përkushtim që shpesh nuk shihet nga jashtë.”
– Si është të ecësh në hapat e një tradite familjare, cili është “presioni” dhe cila është “dhurata” që vjen me këtë?
-Të ecësh në hapat e një tradite familjare është një ndjesi dhe përgjegjësi e dyfishtë.”Presioni” qëndron në dëshirën për t‘a nderuar atë emër, për të mos zhgënjyer rrënjët nga ku vjen, për të vazhduar një rrugë që është ndërtuar me mund e pasion. Mami mbolli një farë me frikën dhe shpresën që ajo lule tw rritej në stinën e saj por, me përkushtimin dhe dëshirën që ajo kishte ndaj meje, ajo lule sot është bërë një pemë frutdhënëse qe lulëzon ne të 4 stinët. Ky është përkufizimi i gërshetimit të fjalës presion dhe dhuratë.

-Çfarë inovacioni ose ide të re në stomatologji do të tundonte për ta sjellë në klinikën tënde në të ardhmen?
-Çdo inovacion që mund të sjellë komoditet të madh për pacientin. Unë bëj gjithmonë trajnime dhe specializime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, gjithmonëpër të qenë paralel me risitë e reja dhe shkencat e fundit mjekësore. Kjo dhe në fakt se ne përdorim implantologjinë Guidato, teknologjia më e fundit sot për zëvendësimin e dhëmbëve të humbura. Për të sjellë komoditet dhe procedurë pa dhimbje tek pacientët.
-Në një nivel personal, çfarë të frymëzon përtej profesionit të stomatologjisë? Ka ndonjë libër, udhëtim apo përvojë që ka lënë gjurmë?
-Përtej profesionit, më frymëzojnë udhëtimet dhe librat që më ndihmojnë të kuptoj njerëzit. Një udhëtim që vërtet më ka lënë mbresë ka qenë ne Austri ne universitetin e Medizine Innsbruck në të cilin mësova anatominë në kadavra. Ndryshe është si e mësojmë nga ana teorike por ana praktike është thjesht magjike dhe mbresëlënëse. Një libër që më ka lënë gjurmë është ‘The Alchemist’ i Paulo Coelho, që flet për udhëtimin drejt qëllimit dhe kuptimin e çdo përvoje. Në punë, kjo filozofi më kujton se çdo buzëqeshje që transformohet është një hap drejt një jete më të bukur dhe kjo është frymëzimi më i madh për mua.”
– Si dëshiron që pacientët e tu të kujtojnë vizitën me ty në klinikë, jo vetëm si “korrigjimi” i një problemi por si përvojë njerëzore?
-Per mua thelbi i punes eshtë jo vetem shërimi i dhëmbeve, por dhe emocionet qe i shoqërojnë ata.Gjithmonë përpiqem që ambienti për pacientet mos të jetë jokomod, por një ambient i ngrohtë familjar.
-Me një fjali, çfarë do të thoje nëse dikush (i ri ose jo) të kërkon këshillë, “pse duhet të bëhet dentist/e?”
-Të jesh mjek stomatolog do të thotë të ndryshosh jetën e njerëzve çdo ditë duke u kthyer buzëqeshjen, vetëbesimin dhe shëndetin.
– Kur një pacient hyn i shqetësuar ose me frikë në ambientin dentar, cila është strategjia jote për t’i dhënë jo vetëm kujdes mjekësor, por edhe siguri dhe qetësi?
-“Strategjia” më pikante eshtë buzëqeshja jonë,sepse kur pacienti të sheh të buzëqeshur, ne i përcjellim energjinë e qetësisë dhe largimin e ankthit sikur zhduk nje mantel të zi. I shpjegoj çdo hap të procedurës që do të zhvillojmë me kujdes dhe empati.
– Ekziston ndonjë “zakon” ose rutinë që mamaja e ka ndërtuar dhe që ti e ruan ose që ke modifikuar sipas mënyrës tënde?
-Mamaja më ka mësuar që “duart shërojnë, por zemra fiton besimin duke shkrirë akullin me një ambient të ngrohtë dhe, këtë parim e mbaj si busull në punë duke e kthyer çdo trajtim në një akt profesionalizmi, përkushtimi dhe njerëzie.

-Teknologjitë e reja dhe estetika në stomatologji po ndryshojnë shumë, cilin trajtim që ende nuk e keni bërë, e sheh si synim ta sillnit në klinikën tuaj, dhe pse është i rëndësishëm për ju në klinikë?
-Specializimet e ndryshme në fushën e dentistrisë lënë gjurmë apo mbresa magjike te pacientët në klinikën tonë, sepse ne mundohemi çdo ditë e më shumë të sjellim teknologjinë me risi të reja, aparaturat më të fundit moderne të cilat sjellin facilitete te individi. Kirurgjia orale do të sjellë në klinikë një dimension më të plotë të kujdesit dentar, duke i ofruar pacientëve trajtime të avancuara, precize dhe pa dhimbje, që rrisin besimin dhe prestigjin profesional të klinikës.
-Në fund, një falendërim, një vlerësim, një mësazh, një urim…
-Faleminderit që më dhatë mundësinë të ndaj pasionin dhe vizionin tim për këtë profesion sepse, siç thotë Victor Hugo, “Buzëqeshja është gjuha që e kupton çdo zemër”.






