Tabloja e jetës reale ka një lloj viziualiteti, një perceptim i cili shërben si një objektiv,si një ndryshim në dukje por që ka stepje në vetvete.Dëshira e mirë ka elementet e saj përbërës që na observohet si një spektër me të papriturat dhe ndryshimet e momentit. Kjo na bën tepër skeptik se në fazat apo etapat se ku duhet të kalojmë shfaqen hapësira tejet të vështira që kërkojnë përkushtim dhe programim të detajuar. Edhe pse jemi subjektivisht të justifikuar në idetë dhe projektet tona prapë shfaqen barriera apo diferenca të vogla që luasin planet apo objektivin bazë.Atëherë i themi vetes që “frikës” i shpallim sfidën e rradhës. Gjërat e vogla empirike ja servirim falsitetit dhe provave pa baza. Në kohën që jetojmë profesionisti shikohet jo në bekgroundin e mirë që mund të jetë faktori bazë mbështetës në vlera dhe kontribute por si kategori që sundohet nga njerëz në detyra si formë e pajustifikuar e një ego të tejkaluar.Kjo formë pune krijon atë stepje të rradhës duke penguar mendimin novator. Duke u nisur nga ideja se cdo kush jep vlera aty ku ai ka pasionin… profesionalizmin me të drejtë mund të themi se lind vizioni për të ecur përpara. Në fillim me detajet pastaj me ushtrim viziualiteti te objektivi për të arritur motivimin se cdo gjë lind nga e reja në cdo fushë. Pra motivim plus projekt sjell pozitivitet, kërkesa imediate kundrejt të paaftëve në karierë për të zhdukur momentet e pauzës drejt një përmbushje dhe strategjie drejt progresit…….