Është fakt që aktualisht gastronomia shqiptare kërkon më shumë strukturim, përfaqësim dhe standardizim ndërkombëtar, emri i Asim Prengezajt ngrihet si një figurë kyçe për bashkimin e kuzhinierëve dhe fuqizimin e sektorit HoReCa në Shqipëri dhe Diasporë. Vizionar, menaxher dhe trajnues me përvojë, Asimi është themeluesi dhe Presidenti i Albanian Chefs & Cooks Association (ACCA), shoqatës kombëtare që përfaqëson Shqipërinë në strukturën botërore Worldchefs, përkrah mbi 110 shtete të tjera.


Që nga themelimi i saj në vitin 2017, ACCA është bërë një pikë referimi për profesionistët e gastronomisë, duke ofruar anëtarësim, trajnime, certifikime, mundësi punësimi dhe promovimi për kuzhinierët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Që prej vitit 2018, kjo shoqatë është anëtare e plotë e Worldchefs, një arritje që i jep kuzhinës shqiptare një vend të denjë në hartën ndërkombëtare të kulinarisë.

ACCA, Shoqata Kombëtare që forcon dhe përfaqëson gastronominë shqiptare

Screenshot

Albanian Chefs & Cooks Association është krijuar me një mision të qartë: të bashkojë profesionistët e gastronomisë shqiptare dhe t’i përfaqësojë ata me dinjitet dhe profesionalizëm në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Përmes këtij rrjeti të organizuar, ACCA ofron:

  • Anëtarësim për kuzhinierë dhe shefa profesionistë, në Shqipëri dhe diasporë
  • Trajnime dhe certifikime profesionale, të përafruara me standardet ndërkombëtare
  • Mundësi punësimi, mentorim dhe zhvillim karriere
  • Promovim dhe marketing personal për anëtarët në evente, media dhe rrjete sociale
    ACCA nuk është thjesht një shoqatë, por një platformë që nxit rritje, bashkëpunim dhe përfaqësim të dinjitetshëm të kuzhinës shqiptare, duke ndërtuar ura midis brezave dhe tregjeve të ndryshme.

ACN-Albanian Chefs Network: Rrjeti i bizneseve që mbështesin HoReCa

Screenshot


Krahas ACCA-së, Asim Prengëzaj ka ngritur dhe drejton edhe ACN-Albanian Chefs Network, një rrjet i dedikuar për bizneset që operojnë në industrinë e mikpritjes dhe gastronomisë. ACN është departamenti i zhvillimit ekonomik dhe profesional, ku brendet dhe kompanitë partnere bashkëpunojnë përmes:

  • Konsulencës dhe strategjisë së zhvillimit
  • Trajnimeve dhe pajisjeve moderne
  • Menaxhimit të eventeve dhe logjistikës
  • Marketingut dhe inovacionit në gastronomi
    Çdo kompani që operon në sektorin HoReCa ka mundësi të bëhet anëtare e rrjetit ACN, duke përfituar nga një infrastrukturë e fortë bashkëpunimi dhe nga mbështetja e një ekipi profesionistësh të përkushtuar për zhvillim të qëndrueshëm.

Vizion për të ardhmen, gastronomia shqiptare si fuqi kombëtare
Përmes ACCA dhe ACN, Asim Prengëzaj ka krijuar një strukturë unike, ku profesionistët dhe bizneset bashkëjetojnë në një ekosistem që fuqizon industrinë dhe i jep gastronomisë shqiptare zërin që meriton, si në Shqipëri ashtu edhe në diasporë. Anëtarësimet, bashkëpunimet dhe rrjetëzimi janë mjeti për të ndërtuar një të ardhme ku kuzhinierët shqiptarë të ndihen krenarë për identitetin e tyre profesional dhe kulturor.

📍 Ftojmë të gjithë kuzhinierët dhe kompanitë e sektorit HoReCa të bëhen pjesë e këtij rrjeti dinamik!
🧑‍🍳 Bashkohu në ACCA si anëtar profesional
🏢 Apliko për t’u bërë pjesë e ACN si kompani partnere
🔗 Web: www.albanianchefs.org
📸 Instagram: @albanian_chefs | @albanian_chefs_network
📘 Facebook: Albanian Chefs & Cooks Association
📞 Kontakt: +355 68 200 0691

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here