Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Performer Cup Albania” – Një kompeticion i ri që bashkon artin, sportin dhe kulturën

Për herë të parë në Shqipëri, një kompeticion gjithëpërfshirës vjen për të krijuar një hapësirë të re për talentet e reja dhe artistët e apasionuar. “Performer Cup Albania” është një platformë e dedikuar për të gjithë ata që duan të shprehin pasionin e tyre në këngë, kërcim, aktrim, instrument, cirk dhe performancë të kompletuar.

Me sloganin “Ne jemi bashkuar për të njëjtën dashuri”, ky kompeticion synon të promovojë artin, sportin dhe kulturën, duke ofruar një skenë për artistët e të gjitha moshave dhe niveleve.

Advertisement

Një kompeticion për të gjithë

Një nga aspektet më të veçanta të këtij eventi është përfshirja e individëve me aftësi speciale, të cilët do të kenë një kategori të dedikuar. Ky kompeticion nuk njeh kufizime dhe është i hapur për të gjithë ata që duan të ndajnë talentin e tyre me publikun.

Nën drejtimin e presidentes për Shqipërinë Rexhina Çukos, kompeticioni do të organizohet në disa faza, duke përfshirë audicione dhe përballje të mëdha mes konkurrentëve deri në shpalljen e fituesve.

1. Audicionet rajonale

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të konkurrojnë në audicione të hapura në tre qytete kryesore:

* Shkodra – që do të mbledhë talentet nga veriu i vendit.

* Vlora – që do të shërbejë si qendra për konkurrentët nga jugu.

* Tirana – ku do të zhvillohet edhe përzgjedhja përfundimtare e kësaj faze.

Një juri profesionistësh nga Shqipëria dhe Italia do të vlerësojë konkurrentët dhe do t’i ndajë ata sipas niveleve përkatëse:
✔ Fillestarë
✔ Mesatarë
✔ Të avancuar
✔ Klasa S – për individët me aftësi ndryshe

Më pas konkurrentët e përzgjedhur do të marrin pjesë në një raund të dytë, ku do të testohen aftësitë e tyre në një garë të drejtpërdrejtë. Në këtë fazë, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata përkatëse, si një njohje për nivelin e tyre artistik.

Finalja e madhe do të jetë në fazën përfundimtare ku konkurrentët më të mirë të secilit nivel do të përballen për titujt fitues dhe do të vlerësohen me çmime prestigjioze dhe sigurisht në vlerë monetare.

Në fund të kompeticionit, do të zhvillohet edhe gara për “Kupën e Shqipërisë”, një sfidë mes më të mirëve, ku do të shpallet fituesi absolut. Ky çmim do të kurorëzojë talentin më të spikatur të edicionit të parë të “Performer Cup Albania”, duke i dhënë mundësinë të lërë gjurmë në skenën artistike shqiptare.

Një mundësi për zhvillim dhe karrierë

Përveç vlerësimeve dhe çmimeve, talentet më të spikatura do të kenë mundësi të përfitojnë bursa shkollimi dhe mundësi punësimi, duke krijuar një rrugë për zhvillimin profesional të artistëve të rinj.

Ky organizim nuk është vetëm një garë, por një platformë që synon të frymëzojë, të motivojë dhe të mbështesë talentet në rrugëtimin e tyre artistik.

“Performer Cup Albania” nuk është thjesht një kompeticion, por një hap i ri drejt një skene më të fortë dhe më të bashkuar artistike në Shqipëri.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Në kërkim të Ahmetajt për të shpëtuar PD-në!Nga Agron Berdaj

Next Post

Juljana Shalla: Një rrëfim inspirues mbi identitetin, integrimin dhe suksesin në Londër

Advertisement