Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Në kërkim të Ahmetajt për të shpëtuar PD-në!Nga Agron Berdaj

Me sa duket, edhe kjo fushatë zgjedhore nuk po i shpëton imoralitetit politik, hipokrizisë, gënjeshtrave dhe mashtrimeve të skajshme. Tipik është prostitucioni politik dhe moral i ish deputetit të PS-së, Arben Ahmetaj, sot i vetëdorëzuar nga arratija në frontin opozitar të PD-së. Entusiazmi me të cilën u prit Ahmetaj në PD dhe në qarqet e saj fliste sikur iu kishte ardhur një dhuratë nga qielli. “Robi” i vetëdorëzuar u vlerësua nga ata si një mundësi e artë, si thëmbra e Akilit nga duhet të nisë rrëzimi i pushtetit. Në të njëjtën kohë, edhe mbrojtja ndaj skllavit të vetëdorëzuar, u deklarua e një rëndësie të veçantë, gati strategjike, në interes të frontit opozitar.

Advertisement

Koha po vërteton se çështja po merr gjithnjë e më tepër karakter  tragjikomik. Komikja lidhet në deklaratat e Ahmetajt se atë e kanë emëruar me zor në postet ministrore në pushtetin e PS-së, jashtë dëshirës dhe vullnetit të tij; se ai është i pastër e i papërzier me korrupsion, se nuk ka vjedhur asgjë dhe se pasuritë maramendëse të evidentuara nga SPAK, sipas tij, janë gënjeshtra. Të ishte gjallë i madhi Shefqet Musarai nuk do të rrinte pa i kënduar vargjet “…me zor ministër vanë e më vunë”!

Partia Demokratike, duke qenë në krizë identiteti dhe ekzistence, “robin” politik të vetëdorëzuar, Ahmetajn, mundohet ta përdhunojë deri në ekstrem, duke shfrytëzuar si karakterin e tij të dobët, adoleshencën politike, edhe mangësitë e theksuara kulturore të tij. E bukura këtu është se vetë PD-ja e kishte cilësuar kohë më parë si “Tigri i korrupsionit shqiptar”. Çuditërisht, sot, tigri është kthyer në lepur e kameleon i ekspozuar në kopështin zoologjik të Berishës, i cili po e kthen fenomenin “Ahmetaj” në një kalë beteje për fushatën zgjedhore.

E gjitha kjo ka një shkak të fortë që përbën edhe anën tragjike. Mungesa e alternativave demokratike, shterimi i ideve brenda këtij subjekti politik, kriza e besimit në radhët e elektoratit, mungesa e një lidershipi serioz, e të tjera, synohen të fshihen pas fenomenit “Ahmetaj”. Kulmi i ironisë dhe i komedisë arrin kur leksioni Ahmetaj përbën bazën e propagandës, objektivat, argumentat, modelin dhe shembullin e fitores në PD. Janë detashmentet politike dhe mediatike të PD-së që depërtuan thellë në vrimën e miut ku fshihet “tigri” për të marrë informacione sa herë ndihet në krizë Partia e Berishës. Madje, dukej sikur arratisja e tij ishte e porositur dhe e parapërgatitur nga ata që sot përgjërohen ndaj tij. Vetëm një fakt i thjeshtë: protesta e 8 shkurtit u organizua dhe u frymëzua për Ahmetajn dhe sipas rrëfenjave të tij. Nuk pati folës në tribunën e protestës pa iu referuar gojdhënave të shprehura nga ai. Pra, në këtë mënyrë, të krijohet përshtypja se kauza e PD-së në zgjedhje duket se është kauza a një të arratisuri  nga atdheu i cili mban në kurriz akuza të rënda ligjore për vjedhje dhe korrupsion.

Por, a mundet ta shpëtojë PD-në një i akuzuar nga drejtësia për krime të tilla? Kjo jo vetëm se nuk e shpëton dot PD-në, por e nxin edhe më tepër. Kjo e shpie krizën e këtij subjekti politik në ekstreme të pariparueshme. Kriza e PD-së është shumë më e thellë dhe më e gjërë se fenomeni “Ahmetaj”. Ajo është krizë besimi, lidershipi, idesh dhe alternativash, krizë mes të resë dhe të vjetrës së perënduar që i ka lyer duart me gjak, krime dhe rrënime. Është krizë në sferat drejtuese të PD-së, por edhe në bazën e partisë. Refleks i këtyre kontradiktave janë një numur i madh partish që janë shkëputur nga partia mëmë. Ëshë një krizë mes shpresës dhe pesimizmit, mes demokracisë dhe pushteteve autoritare e bajraktare, mes kombëtares dhe antikombëtares.

E shumta, simbioza e dashurisë së Ahmetajt me PD-në tregon se PD-ja është kthyer në strofkën ku gjejnë mbrojtje të gjithë të akuzuarit nga drejtësia për krime të rënda. Kjo  fushatë zgjedhore, i gjen liderat kryesorë të frontit opozitar nën akuza të forta, deri të dyshuar për krime monstruoze, si Berishën, Mediun, Metën, Kryemadhin e bashkë me ta edhe Ahmetajn – rekruti më i ri në këtë aleancë. Rreth kësaj aleance janë mbledhur eksponentët e krimit, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Në mitingjet e PD-së në Romë nuk kanë munguar edhe të kërkuarit nga drejtësia si A. Llalla, etj. Ndërsa në Londër, policia vëndase gjeti rastin më të përshtatshëm për arrestimin e shqiptarëve me precedentë penalë.

Fenomeni “Ahmetaj” është produkt jashtëqitës i politikës “përtej të majtës dhe të djathtës”. Në fakt, teoria e “përtej të majtës dhe të djathtës”, e aplikuar sidomos në fushata zgjedhore, synon që elektorati të ngrihet mbi partitë politike, të zgjedhë alternativën më të besueshme, të mos jetë skllav i konservatorizmit tradicional partiak. Por te ne, ku çdo teori e doktrinë bastardohet, edhe ajo e “përtej të majtës dhe të djathtës”, e konkretizuar te Ahmetaj e të gjithë “ahmetajt” e tjerë, merr pamjen e mjetit të spekullimit, të tregëtisë politike. Dhe, ndër treguesit korruptivë, korrupsioni që shoqëron tregëtinë politike, është shfaqja më perverse e tij. DhePD-ja vazhdon ta japë këtë shfaqje. Këtë radhë me Ahmetajn.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Blerina Kalthi: Historia ime me kancerin, dhembje dhe shpresë, një luftë që s'mbaron kurrë

Advertisement