Anketa e fundvitit/ Si ishte për ju 2024 dhe çfarë prisni nga viti i ri 2025?
Musa Sylejmani, menaxher i artistëve në Zvicër, aktor
2024 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për IFTP-AKADEMINË, ku regjisori Adem Kicaj ëndrrën që e kishte kahmoti e bëri realitet me shumë sakrifica veçanërisht me hapjen e paraleles së Akademis aktrimit IFTP edhe në Kosovë e gjegjësisht në Prizren , ku ligjëratat nisën më 7 dhjetor me pjesëmarrjen e docentëve të njohur nga Kosova. Një falënderim i veçantë shkon për informuesin dhe absolventin tonë, Shpejtim Pasjaqin, për punën e tij të shkëlqyer në Prizren.
Gjithashtu,së bashku me regjisorin dhe promotorin Adem Kicaj kemi rifilluar xhirimet e serialit “Kthetra”, duke kapërcyer disa sfida të panevojshme që lindën nga zëvendësimi i disa aktorëve. Tani jemi plotësisht gati për të vazhduar me intensitet xhirimet në 2025.
Ndjehem krenar që jam pjesë e këtij projekti dhe i bashkëpunimit me figura të shquara si Prof. Adem Kicaj, gazetari Dashnim Hebibi dhe atdhetari Remzi Durmishi. Po realizojmë një projekt artistik historik me riatdhesimin e figurës së Alexander Moisiut në Ticino, ku do të përurohet edhe busti i tij, punuar nga skulptori Agon Qosa.
2025 pritet të jetë po aq i suksesshëm me fillimin e xhirimeve të filmit “Birth of the Prince” me regji të Adem Kicajt, realizuar nga dy produksione shqiptaro-zvicerane: IFTP-Production dhe Helvetia Film.
Në fund, uroj të gjithë artdashësit dhe stafin në Zvicër e Kosovë gëzuar festat e fundvitit, duke shpresuar për një vit të ri të suksesshëm, me harmoni dhe bashkim për të gjitha sfidat e përbashkëta. Zoti e bekoftë kombin shqiptar!
Advertisement